Connect with us

Ferizaj

Banorët e Fshatit të Vjetër vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin për varreza

Published

on

Edhe pse ky tubim publik sipas ligjeve në fuqi është dashur të mbahet para se Kuvendi të marr vendim, në Ferizaj ndodhi e kundërta. Kuvendi i këtushëm fillimisht kishte marrë vendim që lokacioni i ri për varrezat e qytetit të jetë në Fshatin e Vjetër, e sot pas disa javësh i ftoi banorët e kësaj ane për ta shqyrtuar vendimin e njëjtë. Pas fjalës hyrëse që patën kryesuesja e Kuvendit dhe drejtori i Urbanizmit, debati vazhdoi me diskutime të banorëve. Si asnjëherë më parë banorët e Fshatit të Vjetër ishin përgatitur që para pushtetarëve ta arsyetojnë protestën kundër vendosjes së varrezave në fshatin e tyre.

“Sipas rregullave dhe disa normativave qe ne i kemi gjetur në internet është aprovuar një ligj që thotë se caktimi i varrezave të reja  për një qytet me numër të madh të banorëve duhet të bëhet në atë mënyrë që duhet të jenë 20 hektarë dhe zgjidhja e problemit të jetë më tepër se 100 vjet. Prandaj ne mendojmë  se kjo nuk është zgjidhje sepse ju po i bini varrezat në fshatin tonë ku mbushja e parcelës me varre do të bëhet brenda tri vitesh”, tha Naser Beqiri.

Derisa ky përfaqësues i banorëve numëroj edhe dhjetëra arsye të tjera pse varrezat nuk duhet të jenë në fshatin e tyre, me këtë rast ai përmendi edhe shumë probleme të tjera me të cilat përballen banorët e Fshatit të Vjetër. Madje kritikoi pushtetarët e secilës parti se banorët e kësaj pjese i kanë vizituar veç në prag të zgjedhjeve.

” Edhe pse në të gjitha takimet qe keni qenë asnjëherë nuk keni mbajtur shënime për hallet dhe kërkesat e banorëve, ato nuk u kanë interesuar sepse keni qenë të zënë duke i numëruar banorët se sa vota mund t’i keni “, u shpreh Naser Beqiri

“Ju kisha lut juve pushtetarë mos i merreni vendimet me kaq nguti, sepse ne banorët me kohë jemi ankuar për këtë problem’’, tha njëri nga banorët pjesëmarrës.

Por, pati prej atyre që u treguan edhe më të ashpër.

“Po doni me i sjell varrezat në Fshatin e Vjetër, por një ta keni parasysh ju keni me i varros, unë ka me i zhvarros, këtë gjë  dine, ne do t’i japim zor deri në fund”, tha një tjetër banor i këtij fshati.

Derisa banorët të shqetësuar deklaronin se vendimi i Kuvendit është i gabuar, në anën tjetër drejtori i Urbanizmit  Lulzim Aliu u dha një shpresë këtyre banorëve. Ai tregoi se ditëve të fundit për varreza të qytetit komuna ka gjetur edhe alternativa të tjera.

“Tash e kemi një situatë te re, ne kemi kërkuar nga Qeveria për të na dhënë prona të AKP-së. Qeveria na ka kthy pozitive këtë kërkesë dhe ne tash si komunë kemi alternativa më shumë për të bërë zgjidhje. Qysh u kam premtuar bashkë kemi marrë secilin vendim, prandaj mendoj se zgjidhja ka me qenë në favor të juajin besoni”, tha Aliu.

Në këtë debat publik, morën pjesë edhe asamblisti nga radhët e PDK-së Gëzim Haxhimusa dhe asamblistja Bahrije Hyseni nga LDK-ja. Me këtë rast Haxhimusa tha se gjatë këtyre ditëve ka mbajtur takime me banorët e Fshatit të Vjetër  për të diskutuar se ku mund të gjenden hapësira të tjera për vendosjen e varrezave.

“Këta vetë e kanë ofruar një opsion që bëhet fjalë për një parcelë në anën tjetër të fshatit që është diku rreth 18 hektarë. E kanë një zgjidhje ajo është pronë e AKP-së e tash është në menaxhim të komunës“, tha Haxhimusa.

Megjithatë, debati nuk përfundoi me kaq. Banorët e Fshatit të Vjetër ishin tejet të revoltuar edhe me kryesuesen e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyqi.

“Po duhet me të përmend Kristina, më vjen shumë keq unë kam shumë kritika për ju. Nëse asgjë s’kishe mundur të bësh, ke mundur mos me çu gishtin, thjesht ke mundur të abstenosh, të bëje një të drejtë njerëzore se për bashkëfshatarët e tu bëhej fjalë”, tha Xhelal Beqiri.

“Ke mundur me mbrojt kërkesën tonë, ke qenë shtylla e këtij kuvendi të lutem, thjesht ti nuk e ke mbrojt Fshatin e Vjetër sa dush jep deklaratë koti”, tha një tjetër banor.

E këtu, kryesuesja u kundërpërgjigj.

“Po më vjen keq që ty as që po të njoh, përndryshe ju duhet me ditë që unë i mbroj interesat e gjithë banorëve të kësaj komune, prandaj ju kisha lut mos hajdi me bë këtu politikë, sepse e kam vërejtur se që nga fillimi keni ardhur me këtë qëllim. Edhe më së pari unë nuk jam ekzekutiv, a po më kuptoni”, tha Gashi – Bytyqi .

Pas këtij debati, kryesuesja e Kuvendit doli nga tubimi publik pa ndonjë arsyetim, e nuk u kthye me as për ta përmbyllur atë. Kësisoj debati përfundoi me një zotim të drejtorit të Urbanizmit, i cili tha se deri në seancën e radhës ekzekutivi do të gjejë një alternativë më të përshtatshme për varrezat e qytetit. Por, sipas tij, Kuvendi nuk është i obliguar që paraprakisht ta anuloj vendimin që ka marrë rreth vendosjes së varrezave në Fshatin e Vjetër.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending