Connect with us

Ferizaj

LDK: Projekti ‘’Bashkimi i qytetit’’ thellon ndarjen

Published

on

Projekti “Bashkimi i qytetit”, që sipas pushtetarëve do të nis së realizuari së shpejti, nga ish-kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, po vlerësohet si investim që do të bëj ndarje të qytetit. Përmes një konference me gazetarë, kryetari i degës së  LDK-së në Ferizaj, ka thënë se përmes realizimit të këtij projekti komuna po humb njërin nga projektet më strategjike për të ardhmen e qytetit të Ferizajt, siç është futja e hekurudhës nëntokë.

“Për fat të keq , amendamenti i propozuar për buxhetin e Republikës së Kosovës për studim të fizibilitetit për segmentin e hekurudhës në Ferizaj, i propozuar nga ish-ministri i infrastrukturës, deputeti Lutfi Zharku, nuk u miratua. Për të qenë ironia më e madhe, ky amendament nuk u votua as nga deputetët ferizajas të kësaj legjislature, përveç deputetes Mexhide Topalli dhe tashmë qytetarët janë të informuar se në emër të një projekti që ka pasur një vlerë parallogaritur 100 milionëshe për futjen e hekurudhës nëntokë, tash po kënaqemi me përfitimet përmes marrëveshjes së bashkëpunimit prej 10 milionë euro, por që në ofertën e ofertuesve janë reduktuar në 6 milionë euro dhe kjo tregon për mungesën e seriozitetit të betonimit të këtyre nënkalimeve”, tha Svarqa.

E, derisa Svarqa e quajti Aliun kryetar pa vizion të zhvillimit të kësaj komune si dhe pa plan qeverisës, kryetari Agim Aliu tha se nuk e paska ditur që Muharrem Svarqa është ekspert i kësaj çështje.

“Ky projekt është i studiuar nga grupi i madh i ekspertëve të të gjitha fushave, nga ekspertë të ndërtimtarisë, arkitektë të telekomunikacionit do të thotë është një grup i madh i tyre dhe unë nuk njoh këtë cilësi tek Svarqa, unë e di që ai është gjuhëtar. Sa i përket çështjes së projektit të mëhershëm, unë po besoj se zotëri Svarqa nuk do të duhej ta luante rolin e kompensatorit, të asaj që e ka pjesë të vet të përgjegjësisë. Ai projekt ka qenë kryesisht projekt i sigurisë dhe jo projekt i çështjeve të tjera, madje vet penguesit kryesor për një trajtim serioz kanë qenë pikërisht ish-qeveria e kaluar”, tha Aliu.

Svarqa ka akuzuar kryetarin Agim Aliu se me këtë projekt është duke e shkelur ligjin, pasi që sipas tij, ky investim kapital nuk është fare në buxhetin e komunës për vitin 2018, e as nuk ka kod buxhetor paraprak për të. Ai ka shtuar se komuna po bën shpenzime koti, duke kontraktuar firma të reja për t’i hartuar projektet e pushtetit të ri.

“Hapja e konkursit për tenderimin e hartimit të këtij projekti po ashtu është një çështje në vete, për shkak se komuna ka pasur operator për hartim të projekteve dhe duplifkimi i tyre është humbje e parasë publike si dhe një vajtim krokodili për borxhet të cilat kinse i ka trashëguar komuna e Ferizajt dhe mungesa e menaxhimit të parasë publike tregon edhe për mungesë transparence”, tha Svarqa.

‘’Unë si kryetar komune kam dashur të marrë sa më shumë ide në mënyrë që të ketë një konkurrencë në kuadër të këtij projekti dhe në fund ka përfunduar me një konkurs që ka ardhur deri ky epilog. Unë po besoj shumë që të përfundoj sa më mirë procesi i tenderimit dhe këtë projekt ta fitoj një kompani serioze, sepse ky investim flet për një vizion që do të shërbej edhe për komuna tjera që pak a shumë kanë probleme të ngjashme”, tha Aliu.

Nga kjo konference për media, drejtues të LDK-së kanë kritikuar qeverisjen Aliu se nga kryeneçësia po i humb projektet milionëshe të ish-qeverisë së LDK-së.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Trending