Connect with us

Ferizaj

Lë punën në bankë për t’u marrë me bujqësi

Published

on

La punën në bankë për t’iu përkushtuar një fushe krejtësisht tjetër. Është kjo Arlinda Hyseni-Abdullahu nga Ferizaj, e cila pas 14 vite pune në bankë dha dorëheqje nga pozita që kishe aty për t’u marrë me bujqësi. Në një serrë me sipërfaqe prej më shumë se 40 ari në fshatin Bibaj, ajo kultivon 3 lloje të perimeve. Arlinda thotë se kjo punë megjithë angazhimin që kërkon, sjellë edhe kënaqësi.

“Më herët kam punu 14 vite në ProCredit Bank, kam punu në departamente të ndryshme, mirëpo vitin e kaluar kur e ndërpreva kontratën vendosa të kem një biznes timin dhe mora një inciativë me bë diçka që është prodhim vendor, normalisht duke falënderuar Ministrinë e Bujqësisë, ata më kanë financuar përmes projektit që unë kam përgatitur dhe pishman nuk jam, jam shumë e kënaqur, i kam dy punëtorë të punësuar, njëkohësisht më ndihmojnë edhe familjarët, zgjohemi  herët, zakonisht në ora 5:00 të mëngjesit deri në orën 11:00 e përfundojmë grumbullimin ku ne në mbrëmje vetëm se i marrim ofertat pastaj pjesën e pasdites e vazhdojmë nga ora 17:00 deri në orën 20:00, nuk lyp punë shumë, nuk është se duhet me qenë patjetër këtu në çdo orë, është shumë kënaqësi e madhe dhe puna si punë këtu nuk ka stres, nuk është rutinore, por të sjellë kënaqësi të madhe duke i parë këto perime duke u rritur çdo ditë, mandej ne kemi të kontraktuara për këtë lloj perimesh salla dasmash, klientë privat që na vijnë dhe normalisht që na bën me u ndi edhe më mirë”, tha Avdullahu.

Arlinda tregon se si i erdhi ideja për këtë biznes.

“Krejt ky aktivitet apo iniciativë që unë e kam marrë ka qenë se ne po e dimë se çka po konsumojmë dhe unë jam nënë e  tre fëmijëve dhe nuk po dua që fëmijët e mi me u ushqy me gjëra jo të shëndetshme dhe krejt për këtë arsye është bërë edhe ky investim, produktet nuk kanë pesticide janë natyrale, edhe pse sa i përket mbjelljes, rritjes dhe çka duhet me punu me to unë e falënderoj agronomin Skënder Ramadani, unë jam ekonomiste nuk kam shumë njohuri rreth tyre, pasi kanë detaje  të ndryshme për ujitje e kujdesje dhe krejt konsultimet i bëj me të”, tha Avdullahu.

Ndërsa, agronomi Skënder Ramadani, tregon për mënyrën e kultivimit të perimeve në këtë serrë.  Ndër të tjera, ai shpreh shqetësim për çmimin e ulët të domates në treg.

“Zakonisht ne e bëjmë monitorimin e sëmundjeve edhe dëmtuesve, do të thotë insekteve të dëmshme, gjendja është shumë e mirë, kemi përdorur shumë pak preparate kimike duke u nisur nga fakti që së pari të mbrojmë vetveten këtu pastaj edhe konsumatorin me prodhime të cilat kanë mbetje minimale të pesticideve. Ligji për mbrojtjen e prodhimeve vendore ka filluar me u zbatu më 18 të këtij muaji, por për momentin ne nuk po mund të vërejmë asgjë në çmim, çmimi i domates është jashtëzakonisht i ulët, por këtu nuk është problemi tek shteti por tek vet fermerët, ne nuk kemi një bashkëpunim mes veti për me i koordinu punët një vit më parë dhe me i bë kontratat me depo grumbulluese dhe tash kemi mbjell një kulturë dominante siç është domatja dhe ka hiperprodhim dhe tash nuk po mundemi me i shitë, por edhe çmimi është jashtëzakonisht i ulët”, tha Ramadani.

Përveç specave, domateve dhe trangujve, fermerja Abdullahu planifikon që vitin e  ardhshëm ta zgjeroj edhe më shumë veprimtarinë e saj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending