Connect with us

Ferizaj

Ferizajasit kundër idesë për korrigjim të kufijve

Published

on

Deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk po u pëlqejnë qytetarëve ferizajas. Ata thonë se për një gjë të tillë duhet të vendosin qytetarët përmes referedumit, e jo një person.  Sipas tyre, korrigjimi eventual i kufijve do të shkaktonte trazira në vend.

 “Presidenti nganjëherë çon pluhur nëpër lloç, kështu i kisha quajtur deklaratat e tij, ideja për korrigjim të kufijve shkon në dëm të Kosovës pasi ne nuk kemi as forcë politike, por as ushtarake që ta detyrojmë Serbinë të na kthej territore, shkëmbimi i Medvegjës, Bujanocit e Preshevës me veriun e Kosovës nuk shkon në favor tonin, por Presidenti vetëm po hedh pluhur e nuk po i sqaron idetë pse. Shqiptarët mjaftë janë tkurrur, jemi populli i vetëm në Evropë që kemi dalë bukur prej gjeografisë e kemi hyrë në historinë tragjike”, tha Enver Zhinipotoku.

“Ne nuk jemi për me i ndërru kufijtë, absolut jemi kundër ndërrimit të kufijve,  por ne duhet me ngulë këmbë mos me lëshu pe për asnjë milimetër, pasi ne kemi humbur mjaftë, ndërsa tani nuk mund të vendos vetëm një person, deri kur dojmë me dhënë, sa herë të bëhet luftë ne me dhënë, ne kufijtë i kemi s’kemi nevojë pse me i lu, ndërsa Presheva, Bujanoci e Medvegja në 47-tën kanë qenë me Kosovën, ashtu ishte në lajme që kanë dalë dokumente, ato tonat janë por na i kanë marrë”, tha Ibrahim Shabani.

“Nëse fuqitë e mëdha, veçmas SHBA vendos, na qoftë për hajër, na pëlqej s’na pëlqej kjo”, tha Ibrahim Budakova.

“Jo me vendos vetëm një njeri, por duhet me referendum, si në Serbi ashtu edhe në Kosovë, u tha se Presheva Medvegja dhe Bujanoci kanë qenë në Kosovë, ne kemi qef me i marrë ato por ndoshta edhe serbët e pjesës së veriut kanë qef me shku kah Serbia, me një fjalë ndryshimi i kufijve është luftë, ne jemi popull i vogël, se në çfarë kuptimi ka thënë Thaçi aty nuk e dimë. Maqedonia na e murr një pjesë andej ka Debëlldehu edhe ne u pajtum edhe Mali i Zi pak, tani edhe Serbia, Kosova veç po ngushtohet dhe ne nuk kemi fuqi as me luftu as me mbrojtë por me dhënë me vullnet nuk e shoh të arsyeshme, ndërsa serbët na mashtrojnë gjthmonë se ata nuk na e japin kurrë Preshevën, Medvegjën e Bujanocin”, tha Ismail Prushi.

“Presidenti nuk e ka të drejtën të vendos për kufi të Kosovës, por kjo vendoset me një referendum gjithëpopullor, ndërsa Presheva, Medvegja e Bujanoci janë troje shqiptare nuk kemi pse të bisedojmë për ato troje”, tha Naim Ramadani.

Gjatë ditës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka përsëritur qëndrimin e tij për bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Ai megjithatë ka thënë se nuk mund të ketë ndarje të shtetit dhe shkëmbim territoresh.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi të paautorizuar të armës.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten, rreth orës 18:30, në Ferizaj derisa gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj 06.08.2026 – 18:30.

“Janë ndaluar tre  të dyshuar meshkuj kosovarë, gjatë kontrollimit tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar: substancë e llojit Marihuanë rreth 485.27 gramë,  substancë e dyshuar e llojit Hashash e gjetur në dy pjesë  me peshë 181.7 gramë , substancë e dyshuar e llojit Kokainë 2.1 gramë, para të gatshme. një pistoletë  me gaz  me një karikator dhe tri boca gazi. Paketime të zbrazëta  të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra  me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave. Me vendim të Prokurorit tre personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Trending