Connect with us

Ferizaj

Përmes planit të veprimit synohet punësimi i personave me aftësi të kufizuara

Published

on

Në komunën e Ferizajt rrallë hasen persona me aftësi të kufizuara që janë të punësuar nëpër institucione publike  e private, gjë e cila po krijon pabarazi në shoqëri. Kështu u tha gjatë një debati me asamblistë, të organizuar nga shoqata HANDIKOS, ku u prezantua draft-plani i veprimit për punësim të personave me aftësi të kufizuara në komunën e Ferizajt.

“Në komunën e Ferizajt HANDIKOS së bashku me OPDMF-në kanë bërë një hulumtim sa i përket punësimit të personave me aftësi të kufizuara në komunën e Ferizajt dhe ai hulumtim ka nxjerr disa të dhëna ku tregojnë se gjendja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara lë për të dëshiruar dhe ajo çka ka qenë befasi në atë hulumtim, ka qenë që janë pikërisht institucionet komunale lokale ato të cilat nuk e përmbushin rregullin nga 50 të punësuar 1 person me aftësi të kyfizuar ashtu siç e parasheh edhe vet ligji”, tha Albana Zogu, hartuese e draft-rregullores.

Kurse asamblistët, nga të cilët u kërkua që ta votojnë këtë draft-rregullore kur të dalë në Kuvend, thanë se do të apelojnë që ndër të tjera, personave me nevoja të veçanta t’iu mundësohet qasja nëpër institucione.

“Ne duhet të punojmë të gjithë që t’i zbatojmë këto pika që janë në draft, unë kisha kërku që të vazhdohet me qasje të personave me aftësi të kufizuara, pasi ka ende nevojë që në institucione publike si banka, markete të mëdha, që personat  me aftësi të kufizuara nuk mund të qasen dhe do të ishte mirë të punohet në këtë drejtim”, tha Fadil Halili, asamblist i KK.

 ‘‘Nëse arrijmë që 70% me zbatu këtë plan po besoj se do të jetë i kënaqshëm, mbështetetjen tonë do ta keni kur të vie për aprovim ky draft”, tha Enver Halti, asamblist i KK.

Për mungesën e kushteve infrastrukturore për personat me aftësi të kufizuara shqetësim shprehen edhe zyrtarë të Qendrës për Punësim dhe ata të shoqërisë civile.

“Ne si institucion aktivitet e kemi edhe hulumtimin e tregut të punës, ku unë kam hasur në shumë kompani private që e kanë problemin e infastrukturës, ku personat me aftësi të kufizuar që në fillim u duhet qasja në vendin e punës gjë që mungon nëpër biznese”, tha Valbona Sojeva nga Qendra për Punësim.

“Kisha sugjeruar që kur të jepen tenderat apo lejet ndërtimore me u vendos si kriter edhe çështja e qasjes, bizneset janë të interesuar të punësojnë persona me aftësi të kufizuara, por nuk kanë kushte infrastrukturore, prandaj duhet ta mendojmë që të obligohen bizneset private edhe shtetërore me i pas qasjet për këta persona  që nga fillimi me i pas liftet, ka gati një vit që nuk funksionon lifti në objektin e komunës dhe një person me karrocë nuk mundet të shkoj t’i kryej obligimet që ka ndaj shtetit”, tha Arbenita Topalli, INPO.

Plani i veprimit për punësim të personave me aftësi të kufizuara i cili pritet të shkoj për miratim në Kuvendin Komunal, është financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës  dhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending