Connect with us

Ferizaj

Në 20 vjetorin e rënies vetëm 14 persona bëjnë homazhe pranë varrit të dëshmorit

Published

on

Megjithëse dha jetën për lirinë që sot e gëzojmë, për të nderuar sakrificën e dëshmorit ferizajas Bekim Osmani, në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve u panë vetëm 14 persona të cilët bënë homazhe në 20 vjetorin e rënies së tij.

Babai i dëshmorit Bekim Osmani, Hamdi Osmani, tha se djali që ia fali atdheut atë kohë ishte vetëm 19 vjet, por pavarësisht kësaj nuk gëzon asnjë respekt nga institucionet e vendit.

“Ndoshta po foli keq, por pak më respektojnë mua që jam prind i dëshmorit, prej mërzisë e mbaj fotografinë e djalit gjithmonë me vete, ka qenë 19 vjet, por nuk kish njeri çka me ba, ishalla perëndia i paguan se ata kanë derdhur gjak për këtë liri dhe jo vetëm për familjen time kush e ka kuptuar këtë, e kush nuk e di Allahu i pagoftë”, tha babai i dëshmorit Bekim Osmani.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj Gafurr Bytyqi, tha se njoftimet për homazhe në përvjetorin e rënies së dëshmorit Osmani janë bërë me kohë, ndërkaq pjesëmarrja është obligim moral i institucioneve dhe qytetarëve.

“Ne e kemi si standard në shoqatë që në 5 ditë në vit në datat kombëtare që ndërlidhen me luftën e UÇK-së vjen në mënyrë masovike e tërë popullata, kurse për data individuale të rënies së dëshmorëve vijnë familjarë, shokë dashamirë,  do të thotë nuk janë qind për qind obligativ, edhe pse për mua do të ishte obligative se ka rënë dëshmori dhe kjo është virtyt i kombit”, tha Bytyqi.

Dëshmori Bekim Osmani nga fshati Jezerc i Ferizajt, vdiq në fshatin e tij të lindjes më 17 shtator të vitit 1998 .

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton 240 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit është raportuar një aksident trafiku ku si pasojë u lëndua një person. Gjatë këtij harku kohor njësitet e trafikut kanë  shqiptuar gjithsej 240 gjoba për kundërvajtje.

Më së shumti janë shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 74 sosh dhe 48 të tjera për mosrespektim të shenjave të komunikacionit.

Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, policia ka konfiskuar  1 automjet, 4 skuterë/motoçikleta dhe 4 patentë shoferë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për sulm dhe therje me thikë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajrje derisa rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor.

Ferizaj 23.06.2026 – 12:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Trending