Connect with us

Ferizaj

Miratohet rregullorja për tatimin në pronën e paluajtshme

Published

on

Kuvendi i Komunës së Ferizajt me 32 vota për , ka miratuar rregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2019.

Drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti, tha se kjo rregullore parasheh uljen e tatimit në pronë prej 10%.

“Në bazë të ligjit mbi tatimin e pronës së paluajtshme i cili do të hy në fuqi nga data 1 tetor 2018, janë ndryshuar tarifat e caktimit të lartësisë së tatimit në pronën e paluajtshme, pra kanë pësuar ulje prej 10% të tatimit në pronë krahasuar me rregulloren e vitit të kaluar, andaj me këtë rregullore të propozuar bëhet harmonizimi i caktimit të lartësisë së tatimit në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2019”, tha Ajeti.

Ndërkaq, opozita vlerësoi se nuk po ulet tatimi, por vlera e pronës së paluajtshme, duke e quajtur këtë propozim kamuflim të premtimit elektoral të kryetarit Agim Aliu për ulje të tatimit në pronë prej 10%.

“Është tentu që të kamuflohet ulja e tatimit për 10%, i cili edhe ka qenë edhe propozim i kryetarit Aliu se do të ulë tatimin në pronë për 10% dhe ligji nuk e ka lejuar këtë prandaj është mundu që duke e ulë bazën e pronës së pasurisë së qytetarëve ku ne jemi dëshmitarë që çdo ditë vlera e pronës ngritet në qytetin tonë, do të thotë vetëm për t’u kamufluar kjo ulje është ulur baza e pronës së qytetarëve dhe komuna nuk e ka të drejtë të ulë vlerën e pronës sime, pra sivjet  e paskan shfrytëzu këtë mundësi për shkak se vitin e ardhshëm Ministria po e marrka në kompetencë të saj vlerësimin e pronës dhe shkallën e tatimimit, kështu që le të dihet që kjo është një kamuflim se nuk do të ulet tatimi në pronë për 10%, mirëpo është ulja e vlerës së pasurisë së qytetarëve”, tha Enver Haliti LVV.

“Kam një pyetje për drejtoreshën e financave që të specifikoj ku është zbritur 10% tatimi në pronë, sipas ligjit është 0.15%, po ashtu ka qenë edhe vitin e kaluar për pronat private, prandaj të sqarohet kjo”, tha Shkëlzen Selmani, LDK.

Ulja e tatimit në pronë është zbritur tek çmimi, pasi normat janë minimumi, atëherë ne e kemi zbritur në bazë të anketave që kemi marrë nga anketuesit e tatimit në pronë, uljen e kemi bërë tek çmimi bazë i pronave”, tha drejtoresha e Financave .

“Atëherë mos të proklamohet që është zbritur tatimi në pronë për 10%, tatimi në pronë nuk është zbritur se ka qenë i njëjtë prej fillimit, 0.15, ndërsa vlera e çmimit të zbritjes është krejt tjetër gjë, prandaj nuk është zbritur taimi në pronë, por është zbritur vlera e patundshmërisë”, tha Shkëlzen Selmani.

“Si PDK e përshëndesim uljen e tatimit në pronë për qytetarët e komunës sonë, por personalisht kam vërejtje për ndarjen e zonave, kjo ndarje është bërë në të kaluarën dhe po bëhet edhe tash, konsideroj se jemi dëshmitarë të ndryshimeve që po ndodhin në qytet, prandaj këto ndryshime ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në ndryshimin e vlerave të pronës që merren parasysh si bazë në caktimin e vlerës së pronës, besoj që pajtohemi që vlera e objekteve nuk është e njËjtë sikurse te sheshi, në rrugën “12 qershori” apo në “Ahmet Kaçiku”, prandaj kisha kërku që gjatë këtij viti të punohet që të bëhet një ndarje e zonave në formë të merituar për secilën pronë”, tha Arian Imeri nga PDK.

“Sa i përket caktimit të zonave është viti i fundit që është në kompetencë të komunës caktimi i vlerave të zonave pasi me ligjin e ri nga viti i ardhshëm pritet që Ministria ta marrë edhe këtë kompetencë përsipër”, tha Ajeti.

 

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, u diskutuan dhe u miratuan një varg çështjesh si shpallje në interes të përgjithshëm i disa ngastrave kadastrale, ndërsa rregullorja  për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale është shtyrë për seancën e ardhshme. Po ashtu me vota unanime u miratua edhe rregullorja komunale për mënyrën dhe kushtet e menaxhimit dhe shfrytëzimit të objekteve sportive publike, ndërsa u mor vendim që të del në diskutim publik edhe  Draft-statuti i teatrit “Adriana” si dhe u miratua edhe Rregullorja për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjykata në Ferizaj cakton 1 muaj paraburgim dy zyrtarëve të dyshuar për ryshfet

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për dy zyrtarët e KEDS-it të cilët dyshohen për ryshfet.

Kjo pasi, gjyqtari i procedurës paraprake  ka pranuar kërkesën e Prokurorisë themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.B dhe E.K. të cilët janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga ana e Policisë së Kosovës, për pranim të ryshfetit.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt mes tjerash bëhet e ditur se të arrestuarit dyshohen për veprën penale pranimi i ryshfetit në sektorin privat nga neni 309 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Dardan Maloku, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 25.02.2026 në Ferizaj, përkatësisht në KEDS, i pandehuri B.B., në cilësinë e koordinatorit të njësisë së kontrollit në Departamentin për humbje të energjisë elektrike, dhe i pandehuri E.K. në cilësinë e ushtruesit të detyrës së koordinatorit për lidhje të reja, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre lidhur me ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve, në mënyrë të drejtpërdrejte i kanë kërkuar shumën prej katërqind (400.00) € të dëmtuarit A.H., me arsyetimin se njësori elektrik do t`i vendoset brenda një jave në lokalin e tij, në të kundërtën do të duhet të pres pesë deri në gjashtë muaj për vendosjen e njësorit elektrik, si dhe këtë shumë të hollash do të ndanin ndërmjet katër personave, me ç`rast pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, të njëjtit janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga ana e Policisë së Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Gjykatës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person për kanosje me thikë

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për tentim të sulmit me thikë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 10:10.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte tentuar ti sulmoj dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare.

Nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Trending