Connect with us

Ferizaj

Ekspozitë me relikte nga lufta e UÇK-së

Published

on

Dikush e futi në listën e veteranëve të rrejshëm të luftës së UÇK-së, por Gëzim Haxhimusa bashkë me shokët e tij, sot 20 vjet pas po shikojnë fotot e tyre nga pjesëmarrja në Betejën e Jezercit. Ky ish-ushtar i UÇK-së, por edhe shumë mysafirë të tjerë, për disa çaste humbën në kujtimet e asaj kohe kur populli ishte duke luftuar për jetë dhe liri. Në këtë ekspozitë e cila u realizua në kuadër të javës së kësaj epopeje, ishin vendosur numër i konsideruar i fotografive të luftës, ushtarëve, uniformave të UÇK-së, pajisje mjekësore të ushtarëve, e gjëra të tjera që lidhen me luftën.

“Është ndjenjë e veçantë me u kthy pas 20 vjete dhe duke i parë këto foto të luftës po na duket se jemi pikërisht në atë kohë dhe në ato vende.  Është po ashtu një ndjenjë e mirë kur po i shohim edhe pjesëmarrësit në këtë ekpozitë, thjesht është kënaqësi dhe ne nuk i biem pishman asnjë pikë për atë kohë, por është edhe dhembje, sepse pikërisht është kjo ditë kur kemi pasur humbjen më të madhe të shokëve tanë, ka qenë dita më e rëndë,  ka qenë një luftë shumë e ashpër me një rrethim total të Jezercit, humbja është, por është minimale për këtë çfarë kemi arritur”, tha Gëzim Haxhimusa.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, Rafiz Sejdiu, tha se përmes kësaj ekspozite kanë dashur të përjetojnë edhe më afër sakrificën, dhembjen dhe krenarinë për dëshmorët e rënë në Betejën e Jezercit.

“Jo rastësisht është thënë se një fotografi bën më shumë se një mijë fjalë. Kam nderin që t’i përgëzoj grupin organizativ që për një javë organizuan aktivitete të  ndryshme që respektuan dhe nderuan luftën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së”, tha Sejdiu.

“Epopeja e Jezercit” mbetet në kujtesën  e paharruar duke e ruajtur në arkivat historike, në kujtesën tonë kombëtare, si dhe në fushat e ndryshme të artit në pikturë, këngë e poezi. Ne themi sot se së shpejti  do ta kemi edhe muzeun e kujtesës që për gjeneratat e reja do të kemi kujtesë me relikte nga lufta, ku do të kemi mundësi ta njohim më për së afërmi sakrificën sublime që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha drejtoresha e kulturës Xhemile Murati – Shabani.

Aktivitetet për “Epopenë e Jezercit” do të përbyllen nesër me një ecje deri në Jezerc. Të gjithë të interesuarit mund t’i bashkëngjiten kësaj ecje nesër në orën 8:00 të mëngjesit, tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending