Connect with us

Ferizaj

Kisha katolike në Ferizaj kremton festën “Engjëlli i Rojës”

Published

on

Dhjetëra besimtarë katolik u mblodhën sot në oborrin e kishës katolike në Ferizaj, për ta kremtuar festën “Engjëlli i Rojës”, emër të cilin e mban edhe kisha e këtushme katolike. Kjo festë në doktrinën katolike njihet si ditë e veçantë. Sipas besimtarëve, secili njeri ka një engjëll roje, që e ruan atë gjatë gjithë rrugëtimit në jetë, prandaj kësaj feste çdo vit i kushtohet një meshë. Famullitari i kishës “Engjëlli i Rojës”, Don Viktor Sopi, i cili udhëhoqi meshën  e sotme, luti besimtarët që të bashkëpunojnë mes vete, meqë tha se bashkimi dhe harmonia me njëri tjetrin, është ajo çka e karakterizon fenë.

“Kjo ditë do të thotë se ne të gjithë bashkë në kohën në të cilën po jetojmë në vendin tonë të meditojmë dhe të analizojmë e të vendosim për veprime të mira në raport jo vetëm me Zotin, por edhe me njeriun dhe atë ta manifestojmë jo me fjalë, por me vepra konkrete, të jetojmë ditë e përditë duke mos u pajtuar me të këqijat dhe veprimet që na dallojnë, por të shohim tek njëri tjetri atë çka është pozitive dhe të afrojmë atë çka është pozitive e t’i gëzohemi të mirës së përbashkët si vëllezër e motra të kësaj kohe”, tha Sopi.

Besimtarët e pranishëm në këtë meshë që kishin ardhur nga pjesë të ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj, iu lutën engjëllit të rojës që t’i mbrojë nga të këqijat e mundshme.

 “Jetoj në Gjermani, por për festë gjendem gjithmonë këtu për me u lut që të na ruaj engjëlli i rojës, kështu që vërtet është kënaqësi shpirtërore kur gjendem këtu që së bashku t’i lutemi engjëllit të rojës që të na ruaj neve dhe popullin tonë”, tha Marian Sopi.

Në këtë ditë, kisha katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, shënoi edhe 90 vjetorin e ndërtimit të saj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton 240 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit është raportuar një aksident trafiku ku si pasojë u lëndua një person. Gjatë këtij harku kohor njësitet e trafikut kanë  shqiptuar gjithsej 240 gjoba për kundërvajtje.

Më së shumti janë shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 74 sosh dhe 48 të tjera për mosrespektim të shenjave të komunikacionit.

Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, policia ka konfiskuar  1 automjet, 4 skuterë/motoçikleta dhe 4 patentë shoferë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për sulm dhe therje me thikë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajrje derisa rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor.

Ferizaj 23.06.2026 – 12:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Trending