Connect with us

Ferizaj

Rregullorja për taksa dhe gjoba komunale shtyhet për seancën e ardhshme

Published

on

Në pjesën e parë të punimeve, Kuvendi Komunal për të tretën herë me radhë diskutoi për rregulloren për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, mirëpo me gjithë debatin që u zhvillua për këtë pikë, ajo nuk arriti të miratohet meqë u vendos që të shtyhet për seancën e ardhshme. Drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti, tha se kjo rregullore është kthyer për plotësim pasi nuk është miratuar nga Ministritë përkatëse.

“Propozim-vendim  për miratimin e rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale bëhet për shkak të përmbushjes së vakumit ligjor i cili mungon pasi rregullorja e vitit të kalur nuk është miratuar nga ministritë e linjës dhe na është kthyer për plotësim, kjo rregullore është  aprovuar nga ana e Kuvendit në seanca paraprake dhe e njëjta është diskutuar në dëgjime publike dhe me këtë rast është pastruar në bazë të vërejtjeve dhe është hartuar teksti përfundimtar, por nëse ka vërejtje dhe propozime shtesë mund të bëjmë prapë ndryshime dhe plotësime”, tha drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti.

Vërejtje për këtë rregullore paraqitën anëtarët e Kuvendit nga LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“KEDS-it t’ia qesim një taksë, nëse mundemi me ia qit PTK-së e IPKO -së pse jo edhe KEDS-it me i vu taksë, mandej ekspozimi i panove reklamuese, a ka komuna faturë që ka lëshuar për reklama për ndriçim apo me ndriçim të bizneseve, mandej për vendosjen e fëmijëve në çerdhe le të jetë zero, po ashtu edhe për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe publike për nënat vetëushqyese le të jetë zero”, tha Shkëlzen Selmani, LDK.

“Prapë figuron shuma prej 5 eurove për qasje në dokumente zyrtare, kjo nuk i kontribuon transparencës e llogaridhënies, pasi kjo taksë është shumë e lartë, gjithashtu llogaritja e taksës vjetore prej 100 eurove për vendosjen e bankomatëve është shumë e ulët,  ndërsa për reklamat me ndriçim më mirë do të ishte të bëhej një rregullore për kriterin e vendosjes së këtyre reklamave se sa të vendoset taksë për to”, tha Enver Haliti, LVV.

“Certifikata e gjendjes martesore prej 3 eurove mendoj se kjo duhet të mbetet 1 euro siç ka qenë, po ashtu procedurat e kurorëzimit në objektin e komunës gjatë orarit zyrtar edhe kjo duhet të jetë 1 euro, jo më shumë siç është paraparë, po ashtu tek ndërtimi  i fabrikave taksat duhet të jenë zero, pasi  edhe ashtu kemi pak fabrika që ndërtohen dhe nëse do të bëhej pa taksë komuna nuk do të humbte shumë, por do të bënte stimulim”, tha Balton Dërguti, LDK.

Në këtë seancë u mor vendim për ndarjen e lokacionit për vendosjen e deponive të ngurta në fshatin Kosinë, gjë e cila u kundërshtua nga LDK-ja.

“Ne jemi konsultu me banorët e asaj zone, kjo hapësirë gjendet afër shtëpive të tyre dhe ata kanë dhënë vërejtjet e tyre pasi i pengon në zhvillimin e jetës së tyre të përditshme, prandaj ka hapësira të tjera për hedhjen e deponive të ngurta”, tha Gëzim Kokollari, LDK.

“Ky është vendi më ideal që ka gjetur komuna, unë jam i Koshares, ti je i Kosinës  dhe ai vend është larg shtëpive dhe nuk mund të thirresh në ankesa të qytetarëve”, tha Amir Rexhepi, AKR.

Në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal janë shpallur disa prona në interes të përgjithshëm në fshatin Talinoc të Muhaxherëve, Mirosalë, Sojevë, Komogllavë dhe në Fshatin e Vjetër. Po ashtu, me shumicë votash u miratua propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2019. Në mbledhjen e sotme u vendos që në Komitetin për Politikë e Financa nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje të jetë Evetare Azemi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabiten 5 dyqane në qendër të Ferizajt

Published

on

Gjatë natës së mbrëmshme, hajnat kanë thyer me forcë dhe kanë grabitur disa dyqane dhe lokale në qendër të Ferizajt.

Sipas informacioneve të para, deri tani janë raportuar grabitje në 5 lokale afariste të ndryshme, tri prej të cilave në rrugën “Zahir Pajaziti” (përballë xhamisë dhe kishës)  dhe dy të tjera  në rrugën “Madeleine Albright”.

Akoma nuk dihet për dëmet që u shkaktuan nga kjo seri grabitjesh.  

Continue Reading

Ferizaj

Nga 500 € gjobë dhe 12 muaj ndalesë dy shoferëve për gara të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024 rreth orës 21:00 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar dy shoferë; B.O., 23 vjeç dhe A.R., 20 vjeç, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 12 muaj.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi në prill të këtij viti në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit të dytë për plagosjen me armë zjarri që ndodhi më 26 prill 2024në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Në njoftim thuhet se i dyshuari i moshës 28-vjeçare me inicialet SH.K.  është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Gjithashtu policia bëri të ditur se hetuesit rajonal kanë zgjeruar hetimin për kapjen edhe të personave tjerë, si të dyshuar të mundshëm për rastin e datës 26.04.2024.

Njoftimi i plotë:

Continue Reading

Trending