Connect with us

Ferizaj

”Kosovarja Këndon” edhe sivjet pa ndonjë risi

Published

on

Si vjet e parvjet, edhe sivjet festivali më i vjetër në Ferizaj “Kosovarja Këndon” po organizohet pa ndonjë ndryshim, e pa ndonjë risi. Për këtë festival që po organizohet për të 46-tin vit me radhë, tashmë  është shpallur konkursi ku këngëtaret nga të gjitha trevat shqiptare e kanë të drejtën e konkurrimit deri më 17 nëntor, kur edhe do të mbahet audicioni përzgjedhës. Udhëheqësi artistik i festivalit të sivjetmë Astrit Mustafa, e pranon se me pak buxhet dhe pak kuadër profesional nuk mund të pritet ndonjë avancim i organizimit të këtij festivali, por sipas tij, është fat i mirë që ai së paku po mbijeton.

“Është kërkuar gjithmonë ndryshimi, para disa vitesh patën filluar të bëhen por si duket nuk u përballuan, jo në aspektin profesional, por ndoshta në aspekt të logjistikës, mbështetjes, sepse kur fillon me bë një ndryshim sigurisht që dëshiron një impenjim më të madh, besa edhe buxhet më të madh që ky festival nuk e ka. Buxheti është i vogël i siguruar nga Drejtoria e Kulturës e që nuk i përmbush nevojat e mjaftueshme për një organizim ideal. Kujtoj se tradita e  këtij festivali duhet të vazhdoj gjithsesi, ky festival tashmë po shkon në gjysmë shekulli traditë, por unë mendoj se ai duhet të jetë në një format më atraktiv, ku tërheq më shumë shikues, profesionistë, thjesht më shumë njerëz afër vetës”, tha Mustafa.

Për t’i dhënë një imazh më ndryshe festivalit “Kosovarja Këndon”, profesori universitar Astrit Mustafa ka në mendje disa opsione, por të cilat thotë se i vetëm nuk mund t’i realizoj.

“Caktimi i një ekipi të rregullt të cilët marrin përgjegjësi dhe bëjnë një strategji më afatgjate, mendoj se festivali kishte me u zhvillu ndryshe për shembull me pas një plan më shumë së 5 vjeçar. Po dëgjoj që po thonë se ky festival tashmë e ka kryer misionin e vet, pasi që atëherë u realizu për emancipimin e femrës, prandaj unë kujtoj se kjo nuk është e saktë, sepse emancipimi nuk mbaron asnjëherë, sepse ai është zhvillim, është përparim, por jo vetëm për emancipimin, ne duhet ta ruajmë këtë festival për ruajtjen e traditës, këngës popullore e cila vit pas viti po vjen dhe po zbehet, nuk po këndohen më perlat e këngës popullore të cilat janë këngë të paharruara të shekullit të kaluar”, u shpreh profesor Mustafa.

Udhëheqësi artistik i festivalit “Kosovarja Këndon”, Astrit Mustafa, nuk e la pa i kritikuar institucionet kulturore të këtushme, që nuk kanë bërë mjaftueshëm për informimin edhe reklamimin e mbajtjes së këtij festivali, pasi që sipas tij, në shumë komuna të Kosovës janë habitur kur kanë dëgjuar që “Kosovarja Këndon” vazhdon të mbijetoj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 21.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar rreth orës 14:45 të së enjtes (08.10.2026), në rrugën Lekë Dukagjini në Ferizaj.

Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Trending