Connect with us

Ferizaj

Ligji për duhanin i pazbatueshëm në Ferizaj

Published

on

Për ta zbatuar ligjin për kontrollin e duhanit, siç duket në Ferizaj kanë dështuar të gjitha institucionet. Edhe pse në filim të miratimit të këtij ligji u panë disa përpjekje në këtë drejtim, kohët e fundit sikur të gjithë i mbyllën sytë ndaj kësaj dukurie. Duhani sot po pihet gjithandej, sikur në lokale të mbyllura e po ashtu edhe në vende të tjera publike. Inspektorati komunal po e pranon se kjo është një sfidë e përhershme për ta, pasi që për zbatimin e këtij ligji duhet të jetë një vullnet më i shtuar nga niveli qendror.

“Ka pasur ngecje, ka ngecje ende megjithëse nuk jemi ndalur, puna jonë ka vazhuar sidomos nëpër biznese hoteliere sidomos në ato që funksionojnë mbyllur gjatë natës, kemi shqiptuar edhe fletëparaqitje, por që a jemi të kënaqur jo këtë nuk mund ta them, sepse qëllimin nuk e kemi arritur, sidomos në këtë kohë dimri zbatimi për ligjin për kontroll të duhanit është më sfidues, prandaj na duhet një ndihmë më e madhe nga niveli qendror, prej Agjencionit të Ushqimit. Kjo duhet të merret më seriozisht, por jo vetëm një komunë apo një organ, por nga vet niveli qendror, duhet të bashkëpunojmë inspektorët sanitar të të dyjave niveleve,  por edhe një bashkëpunim në këtë drejtim duhet ta kemi me vet pronarët e bizneseve. Kam bindje se edhe këtij problemi inspektorati do t’i dalë në fund. Ne kemi planifikuar që pikërisht këto ditë të dalim me aksione kundër pirjes së duhanit në vende të mbylluara”, tha inspektori Enver Sopa.

Por, një tjetër gjë që sipas Inspektoratit duhet të bëhet para se të fillohet me gjoba, janë fushatat sensibilizuese.

“Megjithëse është më shumë problemi tek vetëdija ne hasim në duhanpirës që tek shtëpitë e tyre nuk e konsumojnë duhanin brenda, e kur dalin nëpër kafene cigaret as që i ndërprejnë. Këtu unë kujtoj se institucionet duhet të bëjnë më shumë në ndërgjegjësimin e kësaj teme”, tha Sopa.

Televizioni Tema, kontaktoi me shumë pronarë të kafeneve të këtushme, të cilët u shprehen të gatshëm për ta zbatuar këtë ligj, por pa dashur të prononcohen para kamerës, shumica prej tyre u ankuan se zbatimi i këtij ligji duhet të bëhet për të gjithë njësoj, pasi që herave të tjera ka pasur seleksionim, diku pihej e diku dënohej.

Ndryshe, sipas ligjit për kontrollin e duhanit, dënimet që shqiptohen për personin fizik  cili haset duke pirë duhan është 50 euro, për persona përgjegjës 500 euro, ndërkaq për pronarin e biznesit gjoba shkon deri në 4 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Sekuestrohet një revole me municion dhe shurdhues në Ferizaj

Published

on

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj pas një kontrolli në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, pesë fishekë dhe një shurdhues i armës së zjarrit.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, më 3 maj 2026, rreth orës 8:30 në rrugën “Gucia” në Ferizaj .

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Prokuroria e Ferizajt ndalon dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga të ndaluarit është noter në komunën e Ferizajt, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, e paraparë në nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Derisa i ndaluari i dytë dyshohet për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, sipas nenit 333 të Kodit Penal.

Ndalimi i tyre është rezultat i vazhdimit të hetimeve që ndërlidhen me një rast më të hershëm, gjatë të cilit Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte ndaluar edhe tre, të dyshuar të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ferizaj: Konfiskohen rreth 780 gram drogë dhe arrestohen dy të dyshuar për manipulim të provave

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Manipulim i provave” që ka të bëjë me rastin e një dite më parë (22.04.2026), kur ishte arrestuar një i dyshuar, pasi në veturën e tij u gjetën tri qese me narkotikë të llojit marihuanë me peshë rreth 15.57 gram.

Në raportin shtesë të policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin paraprak “njësitet policore gjatë kontrollit si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 778.3 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një peshore digjitale. “

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën mbrëma, rreth orës 21:00, në rrugën “Rifat Berisha” në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending