Connect with us

Ferizaj

Greva e SBASHK-ut nis edhe ne Ferizaj

Published

on

Mësimdhënësit e shkollës së mesme profesionale “Zenel Hajdini”, sot ishin në shkollë, por jo edhe në orë mësimore. Ngjashëm ishte edhe në të gjitha shkollat e tjera fillore dhe te mesme të Ferizajt.

Ata po zbatonin grevën e paralajmruar të SBASHK-ut, se pa u plotësuar kërkesat e tyre, sic është rishikimi i projektligjit për paga, nuk do të ketë fillim të procesit mësimor.
Kryetari i SBASHK-ut në Ferizaj Rexhep Sadiku, tha se greva e mësimdhënësve në Ferizaj është mbajtur në përpikëri.  Sadiku tha se shpreson se autoritetet do të reflektojnë karshi vendosmërisë së tyre, dhe se do ta nxjerrin arsimin vendor, siç u shpreh ai, nga kjo vdekje klinike.
“Sipas të gjitha burimeve tona, duke filluar nga cerdhet e deri tek shkollat e mesme greva është duke u zhvilluar sipas një dinamike normale, pra është grevë e qind për qind.  Shpresojmë se autoritet përgjegjëse duke parë këtë vendosmëri do të bëjnë një transformim të tyre dhe do të marrin punët me seriozitet  dhe do t’i qasen kësaj problematike me qëllim që të dalim nga kjo problematikë”, tha Sadiku, kryetar i SBASHK-ut në Ferizaj
Mësimdhënësit grevistë shprehen se nuk po kërkojnë një koeficient sikurse të kryeministrit por një barazim me sektorët e tjerë.  Sipas tyre,  ata janë renditur në kategorinë e fundit të sektorit publik dhe kjo duhet të ndryshohet.
Janë të arsyeshme kërkesat tona sepse planifikimi që është bërë konkretisht koeficienti që është bërë ne sferat e tjera krahasuar me ato që është planifikuar për ne, i bie që neve na kanë lënë mbrama, koeficienti ynë është më i ulëti se të tjerët, dhe duke u nisur nga kjo SBASHK-u ka shpallur grevë, në shpresojmë se nuk do të zgjasë greva shumë dhe ministria të reflektojë. Ne nuk kemi dëshirë të humbim kohë”, tha Ismet Aliu, mësimdhënës.

“Ne jemi me një koeficient prej 2.0, jemi kategoria e parafundit si arsimtarë kurse dihet roli ynë që është për edukimin e brezave, prandaj ne kërkojmë që ky koeficient të jetë  së paku 3,0. Na vie keq për nxënësit që sot ka qenë dashtë të jenë nëpër bankat e tyre, por kjo është shkaku i neglizhencës së ministrisë. Këto kërkesa janë minimale sepse  duke parë sektorët e tjerë, kualifikimi i jonë nuk është duke u paguar, ne dëshirojmë që mësimdhënësi të ketë një pagë të dinjitetshme”, tha Hazir Syla, mësimdhënës.

Përndryshe, greva e nisur sot e mësimdhënësve është mbajtur nga ora 9 deri në orën 12, ndërsa sipas paralajmërimeve të grevistëve, ajo mund të zgjasë edhe me muaj të tërë.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending