Connect with us

Ferizaj

Veteranë të arsimit pro grevës, por edhe për kompromis

Published

on

Gjersa mësimdhënësit kanë hyrë në javën e dytë të grevës, me kërkesë për nivelizim të pagave me sektorët e tjerë, disa veteranë të arsimit në Ferizajt, japin  mendime të ndryshme për bllokimin aktual të procesit arsimor në Kosovë.
        Ramadan Ramadani dhe Enver Zhinipotoku, tani pensionistë, thonë se greva e mësidhënësve është e arsyeshme, pasiqë sipas tyre, ata janë nënçmuar me koeficientin që u është caktuar nga Qeveria. Por në anën tjetër, ata thonë se të dyja palët duhet të  gjejnë një kompromis, në mënyrë që greva të merr fund. 
“A është greva e arsyeshme apo jo secili le ta konkludojë vetë, por unë mendoj se e ka arsyeshmërinë e vet, sepse gjithmonë punëtorët e arsimit është dashur të futen në grevë për ta nxjerrë një dinar më shumë, gjë që tregon se institucionet tona në përgjithësi e neglizhojnë arsimin dhe nga pak e injorojnë, prandaj krejt kjo vjen deri tek një qëndrim më radiakal siç është tani greva. Po të ishte qeveria më e ndërgjegjshme, po e them këtë pasi në çdo shoqëri janë tri shtylla kryesore që duhet të avancohen, në radhë të parë është arsimi, për arsye se nga aty është burimi i kuadrave të shoqërisë, e këtu ata me ligjin e ri për paga që është publikuar, arsimi figuron në shkallën më të ulët të koeficinetit që do të thotë se nuk është barazuar as me një shofer të qeveritarëve. Besoj se duhet t’i thërrasin arsyes edhe qeveria por edhe Sindikata që të gjindet një kompromis që të dilet nga kjo amulli”, shprehet Ramadan Ramadani.
“Ende pa përfunduar greva në shëndetësi, arsimtarët futen në grevë dhe kjo është e pa precedencë pasi këto dy shtresa janë shtresat më të kualifikuara dhe kjo tregon se pushteti nuk e ka dertin e intelegjencës. Në arsim dhe shëndetësi janë njerëzit më të shkolluar që i ka populli, sepse askush nuk mund të jetë mjek nëse nuk  e ka shkollën e kryer, mua më dhimbsen nxënësit por arsimtarëve u jap të drejtë sepse që një javë qeveria i ka ulur veshët, dhe mbrëmë kryeministri  bisedon më këshillin grevist dhe arrihet një kompromis që nuk e pranojnë arsimtarët dhe përsëri greva vazhdon. Nëse Kosova ka pare për me pagu “Bechtel-Enka”-n 53 milionë për gabime të atyre që nuk i kanë paguar me kohë, pse nuk mund të gjejë pare edhe për mësidhënësit. Kur një kryeministër merr pagë tri herë më shumë se gjithë kryeministrat e ballkanit atëherë pse mos të jetë i dinjitetshëm edhe mësuesi”, deklaroi profesori i pensionuar i sociologjisë Enver Zhinipotoku.
Por, edhe Ramadani edhe Zhinipotoku, shprehen se krahas rritjes së pagave duhet  të ngritet edhe cilësia në arsim, sipas tyre, arsimi kosovar është degraduar mjaft shumë, dhe përmirësimi i saj arrihet kur politika të “largojë duart” nga shkollat.
“Asnjëherë nuk ka qenë që një shërbëtor ta emërojë Kryetari i Komunës, gjithmonë përzgjedhjen e kuadrit e ka bërë kryesia e shkollës, por kjo nuk i konvenon politikës momentale, ajo përmes drejtorëve dhe segmenteve të tyre nëpër shkolla i siguron votat dhe kështu i ka futur duart në shkollë deri në bërryl. Unë mendoj se gjendja në arsim nuk mund të përmirësohet nëse nuk plotësohen këto dy kushte, nëse arsimtarëve nuk u sigurohen paga të dinjiteteshme duke kërkuar edhe punë prej tyre,  nëse politika nuk i çon duart nga shkollat e universitetet. Unë gjysmën e arsimtarëve që janë në punë nuk i kisha lënë në ato vende të punës, është fatkeqësi se kush na punon në shkolla e në universitetet”,tha Zhinipotoku.
“Mendoj se krahas kërkesës për nivelizim të pagave duhet të bëhet edhe një kërkesë ajo për përmirësimin e cilësisë në  të gjitha nivelet e arsimit nga ai fillor deri tek ai universitar. Arsimi në vend ka degraduar mjaft shumë, por për tu nxjerrur nga kjo situatë duhet të fillojë një reformë krejtësisht e re dhe në përputhshmëri me kushtet dhe standartet tona të cilat i kemi,  e jo reformë me perendimin e kushtet çfare i kemi”,tha Ramadani.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë pas negociatave me krerët e sindikatës ka deklaruar se qeveria do të  rrisë pagat për mësimdhënësit, por SBASHK-u nuk doli i kënaqur nga kjo ofertë, duke lajmëruar se greva vazhdon edhe më tutje deri në përmbushje të kërkesave.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 21.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar rreth orës 14:45 të së enjtes (08.10.2026), në rrugën Lekë Dukagjini në Ferizaj.

Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Trending