Connect with us

Ferizaj

Greva lë çerdhen e fëmijëve në boshllëk

Published

on

Ashtu sikurse klasat e shkollave që mbetën të zbrazura pa nxënës, zbrazti e ngjashme po mbretëron edhe në ambientet e çerdhes publike “Ardhmëria Jonë” të Ferizajt.  
Gjendja e krijuar nga greva nuk po u pëlqen edukatoreve, e sidomos jo atyre që janë edhe prindër me fëmijë të vegjël.  
Afërdita Jashari, e cila përkujdeset për fëmijët e të moshave 2 dhe 3 vjeç, thotë se ambienti i çerdhes pa fëmijë asaj  i duket i zymtë.
“E vështirë është për prindërit por edhe për neve si edukatore, prandaj kërkoj që të bëhet një zgjidhje sa më shpejt pasi greva është e dëmshme për të gjithë edhe për fëmijët edhe për nxënësit edhe për prindërit dhe vet neve punonjësit. Ne të gjitha jemi nëna, me ardhë me qëndru këtu pa punu, pa fëmijë është e mërzitshme dhe është monotone”,shprehet Jashari.
Edhe Kryetare e Sindikatës në çerdhen “Ardhmëria jonë” Flora Abdullahu, thotë se kjo situatë nuk po iu pëlqen as atyre, por se janë të vendosur të qëndrojnë në grevë deri sa të realizohen kërkesat e tyre.
“Ne ndjejmë shumë keqardhje nga prindërit, e dimë se e kanë shumë të ëvshtirë me u gjind në këto situate, këkrojm një mirëkuptim dhe një mëbshtetje nga ta. Ne nuk kemi pasur presion nga ta por ne vet jemi në atë situate që është shumë e pa lakmueshme, ne nuk e dojm një ambient të tillë, por deri sa kërkesa jonë të realizohet ne do të jemi pjesë e grevës qind për qind”,tha Abdullahu.
Ndryshe, SBASHK-u ka filluar grevën më 14 janar dhe sipas sindikalistëve, greva në institucionet arsimore do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave. 
Ditëve të fundit shumë këshilla të prindërve anembanë Kosovës kanë nisur të reagojnë për humbjen nga greva që po e pësojnë gjeneratat e reja pa faj të tyre.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending