Connect with us

Ferizaj

INPO kërkon anulimin e kontratës në vlerë 18 mijë Euro

Published

on

Organizata joveveritare INPO, ka reaguar në lidhje me një kontratë që komuna e Ferizajt e ka nënshkruar me një operator ekonomik për sherbime të mirëmbajtjes së faqes në Facebook. Më poshtë sjellim reagimin e plotë të kësaj organizate:

“Organizata INPO reagon ashpër ndaj keq menaxhimit të parasë publike përmes instrumentit të prokurimit në komunën e Ferizajt dhe kërkon që të mbahen përgjegjës zyrtarët, të cilët kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.INPO ka gjetur se Kontrata “Administrimi i profilit të kryetarit të komunës në rrjetet sociale” me numër të prokurimit 656-18-2748-2-3-5, në vlerë prej 18 mijë euro, e lidhur sipas procedurës së negocimit pa publikimin e njoftimit për kontratë është e kundërligjshme, pasi që nuk janë respektuar parimet elementare ligjore për inicimin e procedurës për lidhje të kontratës dhe po ashtu kontrata nuk promovon asnjë lloj objektive institucionale të komunës së Ferizajt, por promovon vetëm imazhin e Kryetarit të Komunës në rrjete sociale përmes shpenzimit të parasë publike dhe favorizon operatorin ekonomik, pronar i së cilës është familjari i Drejtorit të Urbanizimit të Komunës së Ferizajt.INPO ka analizuar kontratën dhe dokumentet relevante dhe ka gjetur se Komuna e Ferizajt, nuk e ka plotësuar asnjë kusht ligjor për përdorimin e procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, por e ka keqpërdorur atë. Kjo procedurë konsiderohet si procedurë jo-transparente dhe e cila e minimizon konkurencën e lirë që rrezikon edhe humbjen e vlerës për paranë, mirëpo që ligjvënësi në Republikën e Kosovës, ju ka mundësuar Autoriteteve Kontraktuese përdorimin e kësaj proedure në rrethana të caktuara. Sipas Ligjit Nr.04-L/042 për Prokurimin Publik në Kosovë, nenit 35, procedura e negociuar mund të përdoret për çdo kontratë publike kur: (i) për arsye teknike ose artistike, kontrata duhet t’i jepet një operatori ekonomik, (ii) për arsye të mbrojtjes së pronës intelektuale apo industriale apo të drejtave ekskluzive, dhe (iii)në rastet e urgjencës ekstreme.Sipas analizës së dokumenteve, inicimi i aktivitetit të prokurimit me procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, nuk ka qenë i natyrës së urgjencës ekstreme dhe shërbimet të cilat janë kontraktuar nuk klasifikohen si shërbime sipas të drejtave ekskluzive, pasi që shërbimet e fotografimit, video-incizimeve, menaxhimi i profileve online dhe shërbimeve tjera të kësaj natyre, mund të gjenden me bollëk në tregun e Republikës së Kosovës.Tutje, Komuna e Ferizajt, zhvillimin e këtij aktiviteti të prokurimit nuk e ka pasur të planifikuar në Planifikimin Përfundimtar të Prokurimit dhe as në Buxhetin e Komunës për vitin 2018. Ndërkaq, sipas Raportin Vjetor për Kontratat e Nënshkruara Publike për vitin 2018, e gjitha proceduara nga faza e inicimit të aktivitetit të prokurimit, negocimit e deri të lidhja e kontratës komunës ka kaluar për vetëm shtatë (7) ditë. Tutje, në këtë raport komuna ka bërë deklarim të rremë, pasi ka deklaruar se kjo kontratë është lidhur sipas procedurës së hapur dhe ka shënuar edhe datat e publikimit të njoftimit për kontratë dhe njoftimit për dhënie të kontratës, ndërkaq në platformën e-prokurimi, nuk mund të gjendet asnjë lloj njoftimi e publikuar rreth kësaj kontrate. Argument tjetër që e forcon dyshimin e bazuar se komuna ka manipuluar këtë tender është fakti se sipas raportit, publikimi i njoftimit për kontratë është bërë më 22 prill 2018, që sipas kalendarit kjo datë ka qenë ditë e diel.Po ashtu, komuna ka bërë një sërë shkeljeh serioze të Ligjit për Prokurimin Publik, si në vijim:1. Në deklaratën e nevojave dhe disponueshmërisë së fondeve mungon numri i prokurimit për të cilin është zhvilluar procedura, mungon konstatimi i saktë se si ky prokurim do të përmbush objektivat institucionale të komunës, dhe mungon numri i Urdhëresës së Zotimit dhe Pagesës. Po ashtu, kjo deklaratë nuk është e nënshkruar nga Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit, Kryetari i Komunës dhe nga Zyrtari Kryesor Financiar. 2. Komuna nuk ka hartuar fare dosjen e tenderit duke vepruar kështu në kundërshtim me nenin 27 të Ligjit për Prokurim Publik, i cili e obligon komunën që të përpiloj një dosje të tenderit që ofron informatat përkatëse lidhur me kontratën në fjalë, duke përfshirë të gjitha termet dhe kushtet materiale të saj, procedurat e zbatueshme të prokurimit, çfarëdo kërkese të aplikueshme të përshtatshmërisë apo kriteret e përzgjedhjes, procedurat e ankesës si dhe informatat e tjera përkatëse siç kërkohen nga ky ligj.3. INPO ka gjetur diskrepancë në mes të përmbajtjes së Procesverbalit të hapjes së tenderit dhe vendimit për formimin e komisionin për negocim. Në procesverbalin e hapjes së tenderit të datës 26.04.2018, thuhet se mbyllja e afatit për dorëzimin e ofertave është 26.04.2018. Ndërkaq, sipas vendimit Nr.-01-51/2018 për formimin e komisionit për negocim, i datës 26.04.2018, komisioni fillon punën në ora 10:00. Pra, hapja e ofertave do të bëhej, 4 orë pas fillimit të punës së negocimit dhe vlerësimit të ofertës. Po ashtu, shkelje tjetër gjatë kësaj faze është se procesverbali i hapjes së tenderëve nuk është nënshkruar nga përfaqësuesi i operatorit ekonomik dhe po ashtu nuk është nënshkruar nga anëtarët e komisionit për hapje të tenderit.4. Raporti i vlerësimit të tenderëve nuk ofron asnjë lloj të dhëne rreth mënyrës së vlerësimit të përshtatshmërisë dhe kapacitetit të ofertuesit për të ofruar shërbimet. Sipas këtij raporti çmimi total i ofertës është 750 euro. Poashtu, në njoftimin Nr.01-51/2018 të komisonit negociues drejtuar Zyrtarit të Prokurimit, thuhet se pas negociatave është arritur marrëveshja që vlera e këtij shërbimi të jetë 750 euro, nga 810 të ofruar nga ana e kompanisë. Sipas këtij dokumenti çmimi total i kontratës është dashur të jetë 750 euro. Mirëpo sipas kontratës, 750 euro do të jetë shuma mujore që do të paguhet përgjatë 24 mujave nga data e lidhjes së kontratës, e që në total vlera e kontratës është 18 mijë euro. 5. Përdorimi i procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, sipas nenit 35 të Ligjit për Prokurimin Publik, obligon komunën që të luajë një rol aktiv në vendosjen e kushteve të kontratës, posaçërisht lidhur me çmimet, afatet e dërgesave, sasitë, karakteristikave teknike dhe garancionet; (ii) Sigurojë se çmimi i kontraktuar nuk është më i lartë se çmimi përkatës i tregut; dhe (iii) Vlerësojë me kujdes cilësinë e produktit në fjalë, të shërbimeve, apo punimeve.” Komuna e Ferizajt përveç që nuk ka ndërrmarrë asnjë lloj veprimi për të siguruar cilësinë e shërbimeve, ajo nuk ka arritur as të ndikoj në negocimin e çmimit të kontratës, pasi vlera e parashikuar për këtë kontratë ishte 18 mijë euro, po aq sa është nënshkruar kontrata. Rrjedhimisht, sikur të zbatoheshin procedurat adekuate për këtë kontratë, siç është procedura e hapur e prokurimit, komuna do të mund të ruante vlerën për paranë dhe do të mund të përzgjidhte ofertën më të mirë.Në anën tjetër, përveç shkeljeve ligjore gjatë zhvillimit të procedurës INPO ka gjetur operatori ekonomik “Shëndet Aliu B.I” është themeluar vetëm dy (2) muaj para se të shërblehej me kontratë. Pronar i kësaj kompanie është Shëndet Aliu, i cili ka lidhje familjare me Lulzim Aliun, drejtorin e urbanizimit në Komunë e Ferizajt. INPO i rikujton Kryetarit të Komunës se është nën përgjegjësinë e tij kryesore garantimi i sundimit të ligjit dhe menaxhimit efikas dhe efektiv në shpenzimin e parasë publike, gjithnjë duke pasur për interes nevojat reale të qytetarëve të Ferizajt. Andaj, INPO kërkon nga kryetari i komunës që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të evituar të gjitha këto shkelje të evidentuara dhe rekomandon që për administrimin e profilit personal në rrjete sociale të paguajë nga xhepi i tij.Gjithashtu, INPO i bën thirrje të gjitha autoriteteve relevante, të cilat kanë për mandat mbikëqyrjen e shpenzimit e parasë publike, të reagojnë në kërkim të llogarisë për shkeljet e paraqitura dhe të angazhohen që autorët e këtyre shkeljeve të mbahen përgjegjës para ligjit.”

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending