Connect with us

Ferizaj

Dëshmitari Baftiu: Më 9 Gusht 2017 vetëm u kthyem përgjegje peticioneve

Published

on

Pas dëshmisë maratonike treditore në gjykimin kundër Faik Gaincës,  në pyetjet e parashtruara me elegancë nga kryetari i gjykatës Sahit Krasniqi, dëshmitari Skender Baftiu, e pranoi se takimi i komisionit i datës 9 Gusht 2017 ishte bërë ekskluzivisht vetëm për t’ju kthyer përgjegje me shkrim peticioneve të qytetarëve, ndërkaq në dokumentin zyrtar të prodhuar nga ky komision, që bartë të njejtën datë,  konfirmohej se ishte kryer edhe rishqyrtimi i tyre. 

Kjo datë figuron edhe në aktakuzë si dita kur mund të ketë ndodhur keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e drejtorisë së Urbanzimit të Ferizajt. 

“Atë farë draftin e PZHK-së, ju e keni aprovuar në këtë mbledhjen e datës 09.08.2017, është aprovua a?”-pyeti Gjykatësi  Krasniqi.
“Në këtë datë ne veç u kemi kthyer përgjigjje peticioneve, mbledhja u kanë vetëm me u’a kthy përgjigjen peticioneve”, dëshmoi Baftiu.

Në pyetjet e palës së dëmtuar, nëse komisioni i ka verifikuar nënshkrimet e peticioneve dhe nëse e ka lexuar përmbajtjen e peticionit të deponuar nga Orhan Ibrahimi, ku thuhet se mbi 70% e kryefamiljarëve të rrugës Astrit Bytyqi janë kundër ndërtimit të lartë, Baftiu mohoi të ketë qënë bërë verikimi i nënshkrimeve, dhe se e pohoi se Komisioni kishte ditur për përqindjen e përshkruar në peticion.


“ Çdo kërkesë pa e analizuar nuk kena mundur si me shqyrtu, e kena lexu e kena kuptu përmbajtjen është e vërtetë se ka qenë e shkruar 70% e kreyfamiljarëve janë kanë kundër ndërtimimit të lartë, por derisa nuk jena lëshu në listë të banorëve se prej nga është, për neve se a kanë qenë banor a jo për neve ka qenë irelevante”, tha Baftiu.


I dëmtuari Bekim Haliti e pyeti deshmitarin Baftiu se a ishin  respektuar Ligji për Planifikim Hapësinor dhe udhëzimet e Ministrisë së Planifikimit gjatë hartimit të PZHK-së së Ferizajt nga ana e hartuesve të këtij dokumenti :

“A të kujtohet neni 11 se cka parasheh  dhe a është respektuar në PZHK?”-pyet Haliti.
“Tregova që Ministria na ka leju”, u shpreh shkurt Baftiu.

I akuzuari Faik Grainca deklaroi se, sipas tij, Ligji për Qeverisjen Lokale i parasheh rastet kur gjykata mund te merret me dokumentet e Kuvendit Komunal, duke i cilësuar si jokompetente  pyetjet e të dëmtuarve në lidhje me procesin e hartimit të PZHK-së që ata i parashtruan deshmitarit Skender Baftiu.

“Ligji mbi pushtetin Lokal në mënyrë taksative ceket se kur vendimi I Kuvendi mund të jetë objekt shqyrtimi në një gjykatë, defakto dhe de juro këtu është duke u shqrtuar vendimi i gjykatës” deklaroi  i akuzuari Grainca

Seanca e ardhshme është caktuar për datën 1 Prill 2019, kur në radhë është dëshmitari Ismajl Mehmeti, si anëtar i komisionit komunal për shqyrtim të ankesave në PZHK.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending