Sonte në teatrin “Adriana”, do të shfaqet shfaqja “Shkumsi”, i regjisorit Naser Shatrolli, në të cilën trajtohen çështja e kufijve të Kosovës, izolimi i qytetarëve, me theks të vecantë tek liberalizimi i vizave.
Regjisori i shfaqjes “Shkumsi”, tha se kjo shfaqje është me karakter politik e social, në të cilën një individ me emrin Shkumës sillet si patron mbi shtetin, vendos dhunshëm vija kufitare, sillet si njeri që bën ligjin:
“Shfaqja ndërlidhet me kufijtë, eksluzivisht me kufijtë e Kosovës, me këtë lloj brishtësie që na ka përthekuar brenda përbrenda kufijve dhe se cfarë do të ndodhë me këta kufij ne nuk e dijmë, a do të ngelen ata që janë apo do të ndryshohen, kush janë ata njerëz që do të vendosin me shkumës këta kufij, dhe teatri këtë e ka mission. Ne kemi provuar të japim alarmin tonë në aspektion artistik” deklaroi regjisori Shatrolli i cili është edhe autor i shfaqjes, tha se pas prezantimit në Prishtinë ka zgjedhur teatrin e Ferizajt për ta prezantuar këtë projekt të tij dhe pret që audienca ferizajase ta përkrahë.
“Është emocion i veçantë, kjo është skena më kuptimplotë pasi unë këtu kam mbrojtur temën e masterit , dhe kjo skenë e ka vulën shejtërore në aspketin teatror për mua. Shfaqja ka pasur premierën në Prishtinë dhe është e përbërë prej një kaste të aktorëve të shkëlqyer, dhe Ferizaji është arenë në raport më skenat tjera Kosovare dhe për këtë e kam zgjedhur Ferizajn, dhe ne duam që ta kemi sallën përplot, uroj që do të pëlqehet” – tha në fund regjisori Shatrolli.
Shfaqja “Shkumësi”, destinacion të radhës e ka Shkupin, Tiranën e qytete të tjera të Kosovës, ndërsa regjisori i saj tha se është duke u përpjekur që këtë shfaqje ta prezentojë edhe jashtë kufijve të Ballkanit.