Connect with us

Ferizaj

Shtatë vjet burgim ndaj B.Z dhe G.H. për vrasje të rëndë në tentativë

Published

on


Gjykata Themelore e Ferizajt, sot ka bërë të ditur se ka shpallur aktgjykimin ndaj dy personave për “vrasje në tentativë” më 22 Prill të vitit 2018. Në komunikatën e gjykatës thuhet:

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, më 20maj 2019, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.Z i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 28 dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK), dhe të pandehurit G.H, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me neni  28 dhe 33 të KPRK-së. Kryetari i trupit gjykues Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të fajësisë nga të pandehurit për veprat penale me të cilën e ngarkon akuza, tëpandehurin B.Z për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së e gjykoi me dënim burgimi nëkohëzgjatje prej pesë (5) vjet, për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti. Ndërsa të pandehurin G.H për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj. I pandehuri B.Z, i ndihmuar nga i pandehuri G.H akuzohen se më 22 prill 2018 në Ferizajt, përkatësisht nëkafiterinë “Expres2”, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin – i mitur V.G, pasi i njëjti kishte mosmarrëveshje të mëhershme me vëllain e të pandehurit, në atë mënyrë që i dëmtuari derisa ishte duke pirë kafe nëtersen e lokalit, i pandehuri me ta vërejturniset në drejtim të tij me revole në dorë, i dëmtuari fillon të ikë futet brenda në lokal dhe e mbyll derën duke e mbajtur me duar, me të rast i pandehuri fillimisht tenton ta apë derën me që nuk arrin ka shtëne me armë dy herë në drejtim të derës, mbrapa së cilës ishte i dëmtuari dhe si pasojë e të shtënave i njëjti është goditur me një predhë në fyt. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.” – thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Ferizajt

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Trending