Connect with us

Ferizaj

Grainca me dëshmitarin ia japin një “xhiro” me veturë

Published

on

Seanca gjyqësore e caktuar për sot ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit të Ferizajt, Faik Grainca, i cili po akuzohet se gjatë miratimit të Planit Zhvillimor Komunal në mënyrë të kundërligjëshme dhe pa dëshirën e banorëve ktheu në zonë të ndërtimit të lartë rrugën “Astrit Bytyqi”, nuk u mbajt pasi mungoi i akuzuari i tretë Izer Ramadani, për të cilin u tha se kishte probleme shëndetësore.
 Por përkundër që seanca nuk vazhdoi, palët e dëmtuara Imri Haliti dhe Bekim Haliti në gjykatë deklaruan  se i akuzuari Grainca  në vazhdimësi është në kontakt dhe po ndikon tek dëshmitarët e këtij rasti. 
Sipas palës së dëmtuar,  pas përfundimit të seancës së kaluar më 8 Maj të këtij viti, Grainca e kishte marrë me veturë të tij dëshmitarin Bekim Idrizi i cili ishte në radhë për të dëshmuar, dhe  ky veprim sipas Halitit  nuk është i ligjshëm.

“Në seancën e kaluar kur ka qenë i ftuar dëshmitari Bekim Idrizi, si është dalur i akuzuari Faik Grainca e ka marrur me veturë, edhe nuk është hera e parë që me dëshmitar del në drekë nga Gjykata, dhe nuk e di sa është e drejt kredibiliteti i këtyre dëshmitarëve. Kemi pasur raste edhe me dëshmitar të tjerë, kur është kry seanca në pauzë kanë dalur në drekë“,- tha Bekim Haliti.

“Është e vërtetë, rrugës  tu ec me veturë më ka marrë por nuk kam ngrënë drekë e as kafe nuk kam pi, pasi kam qenë agjërushëm, kështu që  nuk besoj që është dicka tendencioze”, u shpreh dëshmitari  Idrizi.

Për këtë veprim të dëshmitarit trupi gjykues tha se është prokurori ai që duhet të merret me këtë, pasi dëshmitarët janë të propozuarit e tij.

“Ti je vet jurist i di këto rregulla, e ke kryer praktikën në Gjykatë, e di si shkon. Vërejtet i dëgjuat, ju duhet të përmbaheni nga kontaktet me njerëzit të cilët do të dëshmoni për ta “– tha gjyqtari Krasniqi.

“Asgjë nuk ka qenë kryetar, vetëm 200 metra  me veturë edhe kemi zbrit, ai në punë të vetën unë në timen, asgjë nuk kemi bisedu, vetëm apo vjen, 200 metra me veturë edhe kam zbritur“,tha dëshmitari Idrizi.

“Dëshmitari duhet me qenë i paanshëm edhe mos me i shkaktu dilema palëve në procedurë“, tha Gjyqtari Krasniqi.

Lidhur me këtë takim në mes të akuzuarit dhe dëshmitarit, prokurori Burim Çerkini kërkoi që dëshmitari Idrizi menjëherë  të jep deklaratë në prokurori.

“Pasi është informacion i ri për neve, Beka vjen në prokurori pas seancës”, urdhëroi në seancë prokurori i rastit Burim Çerkini.

Pas këtyre deklaratave reagoi Grainca duke mos mohuar qëndrimin me dëshmitarin Idrizi, tha se ai me dëshmitar njifet me vite të tëra dhe deri sa nuk ekziston një vendim i Gjykatës që i ndalon kontaktin me ta ai do të bisedoj me ta sa herë që takohet.

“Është e vërtetë që e kam ndalë veturën dhe ka hyp, por dëshmitë e tyre se unë kam qenë në drekë janë gënjeshtra, me asnjë dëshmitar kurrë nuk kam qenë në drekë, unë me këta njerëz njifem mbi 20 vite, dhe nuk ka asnjë vendim të gjykatës që mua më ka ndaluar që mos të komunikoj me këta njerëz. – tha i akuzuari Grainca

Pala e dëmtuar poashtu tha se  i akuzuari Grainca është parë në veturë të vet së bashku  me një zyrtar të lartë të hetimeve në Policinë së Kosovës .

“Kryetar kam unë fotografi dhe video, ky edhe me shefin e krimeve ekonomike ditën që ka dhënë dëshmi është parë në veturë me të“- tha Bekim Haliti.

Ndryshe, seanca e sotme gjyqësore do të vazhdojë nesër me marrjen në pyetje të dëshmitarit Bekim Idrizi, i cili është zyrtar në komunën e Ferizajt, dhe i njejti në vitin 2017 ishte anëtar i komisionit për shqyrtimin e ankesave në  PZHK të Ferizajt .

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending