Connect with us

Ferizaj

AMBASADORI O’CONNELL: KOSOVA ËSHTË SHTET I KAPUR

Published

on

Ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell në faqen e tij të Facebook-ut ka shkruar se ai nuk mund tua garantojë investirorëve Britanikë sigurinë e investimeve në Ferizaj gjersa në krye të policisë regjionale është Emin Beqiri. Këto komente Ambasadori i bëri gjatë një sesioni pyetje – përgjegje me   qytetarë të Kosovës, ku morën pjesë mbi 500 qytetarë. Në pyetjen e një qytetari për mendimin e ambasadorit O’Connell nëse problem kyç i Kosovës janë gjykatësit e korruptuar, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar  është përgjigur:

“ Rasti i Emin Beqirit me vjen ne mendje. Ai ishte incizuar duke u perfshire ne gjera te keqija. Ai u shpall i fajshem nga gjykata themelore, dhe eshte hedhur poshte nga gjykata e apelit, per deri sa gjykata supreme e sheh si jo te ligjshme, por sipas standardeve te te drejtave te njeriut qe jane te rendesishme qe ne pergjithesi, Beqiri nuk vuajti asnje denim. Dhe pastaj transferohet dhe nuk largohet nga puna nga ana e policies Ai eshte shef i policise ne Ferizaj. Une kam investitor Britanik te cilet duan te investojne ne Ferizaj, por si mund te ulem une ne takim me ta dhe te ju them ‘Mos u brengosni sepse policia ne Ferizaj do t’ju ruaje’, kur ne e dime se njerezit si keta udheheqin policine, dhe kur e dime qe keto lidhje me kriminalitetin vazhdojne dhe kur sistemet gjyqesore bejne gabime dhe nuk ka pergjegjesi per ata gjykates qe jane duke i bere keto, dhe eshte nje fjale per kete: kapje e shtetit. 
Eshte jetesore qe ndryshimet te ndodhin. Jemi duke punuar me Ministrine e Drejtesise, dhe eshte me rendesi te themi dy gjera: Kosova ka nevoje per asistence qe te sigurohet integriteti i gjykatesve dhe prokuroreve qe keto mos te ndodhin ne te ardhmen. Por edhe keta gjykates dhe prokurore te cilet nuk pajtohen me ate qe ndodhe, te tregojne trimeri. Kemi pare disa arrestime javen e kaluar dhe eshte me rendesi jetesore qe gjithe sistemi te dije se ne jemi duke vezhguar dhe Bashkesia Nderkombetare eshte duke vezhguar. Ne deshirojme te shohim rezultate dhe prokuroret sikur z.Hamiti qe kane treguar guxim do kene gjithmone perkahjen tone. “

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending