Connect with us

Ferizaj

Kopshti “Dielli” me lokacion të ri

Published

on

I vendosur në një nga lokacionet thuajse më të mira të Ferizajt. kopshti për fëmijë “Dielli”, tani do tu sherbejë familjeve të kompleksit banesor “Euro Invest”, si dhe banorëve nga të gjitha vendbanimet tjera të kësaj zone. Me një ambient shumëngjyrësh për fëmijë, hapësirë të mjaftueshme, përkujdesje me një personel profesional, fëmijëve ju jepet mundësia që me kënaqësi të shkojnë dhe të qëndrojnë në këtë kopsht të bukur.
Drejtoresha Lendita Hasani, tha se në këtë kopsht është punuar sipas standardeve më të reja, ashtu edhe sa i përket metrave katror, të cilët kalojnë 700 metërshin. Ajo u zotua se stafi i saj do të tregojë angazhim maksimal për fëmijët që vijojnë këtë çerdhe.

“Kopshti “Dielli” ka filluar punën që katër vite, një herë ka filluar si kujdestari për fëmijë, më pas kemi marr një objekt tjetër, e kemi parë interesimin e prindërve, besimin e tyre dhe kemi vendos me marrur një hapësirë më të madhe me ua plotësu të gjitha kushtet me të gjitha standardet që fëmijët me qenë sa më rehat mos me pas problem, si për kudjes si për ushqim për gjithçka”, tha Hasani.

Në anën tjetër, prindërit u shprehën të befasur me ambientin e ri që është krijuar për fëmijët e tyre.
 Shkendie Aliu, thotë se ajo i ka dy fëmijë në këtë kopsht, dhe përveç ambientit modern që është krijuar, më e kënaqur është me personelin edukues.

“Unë i kam dy vajza në këtë kopsht, objektin që e kemi pasur edhe aty kemi qenë shumë të kënaqur pasi edukatoret janë sjellur shumë mirë, por sot këtu u befasuam me mundësitë që do t’iu ofrohen fëmijëve tonë. Objekti i bukur, i rehatshëm, i këndshëm, i sigurt dhe këto janë ato që neve na rahatojnë, por mbi të gjitha janë edukatoret“,tha Aliu.

Këtë kopsht do të vijojnë 70 fëmijë, fytyrat e buzëqeshura e të cilëve do i japin kuptim të plotë emrit të kopshtit “Dielli”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending