Connect with us

Ferizaj

Shënohet Dita e Fëmijëve

Published

on

Fëmijë të klubeve sportive e kulturore të Ferizajt por edhe filloristë të tjerë defiluan sheshit të këtij qyteti , duke përçuar mesazhe se po festojnë ditën e  tyre, 1 qershorin. 
Drejtoresha e Kulturës e Rinsië dhe e Sportit, Xhemile Murati Shabani, tha se janë përkujdesur që dita e fëmijëve të shënohet me shumë aktivitete në Ferizaj

“Të tre sektorët e drejtorisë kanë bërë një organizim të përbashkët, është filluar me defile nga grupe të ndryshme ku në sheshin para komunë, atje klube sportive kanë mundur të bëjnë demonstrimin e sportve të tyre, në të njejtën kohë është zhvilluar një akitivitet edhe nga ansambli i valleve nga fëmijët e vegjël, dhe aktivitete të tilla do të ketë gjatë tërë ditës. Përvec këtyre ka qenë një bashkëpunim me FSK-në, Policinë, Urgjencën, KFOR-in ku ata kanë interpretuar për shërbimet që i bëjnë ata” – u shpreh drejtoresha Murati.

Përfaqësues të klubeve sportive në Ferizaj thanë se qëllimi i këtij organizimi është që të tregojnë se Ferizaj ka kulturë sportive dhe më e ka çka është më e rëndësishmja, se ka rini të shëndoshë.

“Në bashkëpunim me departamentin e rinisë e në nivel të të gjitha klubeve komunale kemi organziuar ditën dnërkombtare të fmëijëve. Kemi bërë një defilim sheshit dhe para komunës kemi shpërfaq teknikat dhe disa demonstrime të klubit “Kastrioti”, do të thotë është një simbolikë që me përkrahë rininë që në të ardhmen me u marrë sa më shumë me sport pasi sporti është ambasador”,- tha  Raif Musa, nga klubi i karatesë “Kastrioti”.

Karateisti Fation Mahalla, tha se ishte i lumtur që defiloi e shpalosi teknikat e tij sportive para qytetarëve të Ferizajt.

“Jam nga klubi i karatesë”Kastrioti” jam shumë i kënaqur që sot është 1 qershori dhe poashtu jam shumë  i kënaqur që kam dalur me klub në qytet, unë kam bërë disa pozita dhe jamë shumë  i  lumtur”, tha Fation Mahalla.


Ditën e fëmijëve në Ferizaj e shënuan edhe shoqatat të tjera joqeveritare. Në qendër të qytetit “Handikos” kishte ekspozuar  produkte të ndryshme që ishin përgaditur nga fëmijë të kësaj shoqate.
1 Qershori shënohet në botë si Dita ndërkombëtare e mbrotjes së të drejtave të fëmijëve në përkujtim të kësaj date të vitit 1925, kur në Gjenevë u mbajt Konferenca Botërore për mbrojtjen e fëmijëve, ndërkaq zyrtarisht në disa vende të botës shënohet si Dita e fëmijëve që nga viti 1950.      

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending