Connect with us

Ferizaj

Pluhuri i “Gropës” i bëri taksistët e Ferizajt për spital

Published

on

Ish sekretarja e shtetit amerikan, zonja Medllin Ollbrajt e nderoi popullin e Kosovës me pjesëmarrjen e saj në  ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të vendit. Ollbrajt erdhi dhe shkoi, ndërsa  rruga e Ferizajt e cila mban emrin e kësaj figure më meritore për çlirimin e Kosovës, edhe pas 30 ditësh vonese, akoma ka mbetur si një shtresë e zhavorit të shtypur mbi “Gropë”.

Pluhuri i madh që po shkaktohet nga lëvizja e veturave dhe kamionave që po kalojnë atypari, përveç se po u bën dëme të mëdha bizneseve, ai edhe qytetarëve po ua rrezikon jetën dhe shëndetin.

“Çdo ditë këtu jam, prej pluhurit mbarum, atyre nuk është tu jav ni hiç, nuk interesohen me ardhë këtu e me pa gjendjen, a besoni që katër persona infarkt kanë pasur nga ky pluhur, katër taksista kanë probleme“, tha një taksist që është i stacionuar tek rrethi afër shtëpisë së pensionistëve.

“Ky pluhur, ky beton është tepër e rrezikshme, të paktën një shtres të vogël me dhënë“, tha  Isak Muhaxheri.
“Vijnë e bijnë zhavor, e zhavori po i dëmton edhe veturat, kush i pagun këto dëme?“, pyeti një qytetar tjetër.

QytetarëT janë edhe kreativ se si të avansohen metodat e reja të transportit urban gjatë kohës së  fluksit të mërgimtarëve, të cilët si zakonisht vijnë për pushime nga mesi i korrikut.

“Kur të vinë gurbetaqarët  nuk e di, nashta me helikoter i çojnë a nuk e di përndryshe është tmerr!”, tha Muhaxheri.

Por ka dhe qytetarë që thonë se premtimi i dhënë për asfaltim të rrugës është duke u realizuar.

“Dëm është për neve por është përparësi që e kanë  shtruar rrugën me zallë edhe pse pluhuri është, por firma është tu punu mirë dhe e ka kalu shumë mirë, është pak keq për fëmijë e pleq  edhe pse na ka shkaktu dëme pak neve si biznese por jemi duke e marrë veten. Na kanë premtu këto ditë se kanë me kry krejt komplet, qysh kanë thanë me 14 të këti muaji, me 14 i kanë qitë pikat e kanë përfunduar.“, tha afaristi Arsim Ejupi.

Ekipi i TV Tema gjatë dy ditëve ka provuar të marrë një përgjigjje nga drejtori  Bytyqi në lidhje me vonesën e asfaltimit, mirëpo  ai nuk u është përgjigjur telefonatave nga redaksia jonë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Trending