Connect with us

Ferizaj

Nis degradimi i parkut të çerdhes

Published

on

Mbi 8 mijë banorë të një pjese të qendrës së qytetit nuk do ta kenë më kënaqësinë e të jetuarit në afërsi të zonës së gjelbër,  por as që t’a gëzojnë një çerdhe fëmijësh në afërsi të shtëpive dhe banesave të tyre. Kjo sepse pushtetit lokal të Ferizajt po i ngutet  ta shndërrojë këtë zonë nga një park i gjelbërt në një zonë të hirtë apo parking publik, ende pa e marrë “vizën” nga  Ministria e Pushtetit Lokal.
Mëngjesin e djeshëm dikush  kishte prerë rrethojën  e çerdhes së vjetër, dhe kishte hedhur dhè në parkun e vetëm të kësaj zone urbane, si paralajmërim i shkatërrimit të qëllimshëm dhe me vetëdije të këtij parku.
Mirëpo për kryesuesen  e Kuvendit të Ferizajt mjafton që ministria  e pushtetit lokal të heshtë, pra të mos e kryejë punën e vet, në mënyrë  që një vendim i diskutueshëm i Komunës të bëhet ligj lokal.

“Sa i përket vendimeve të fundit  nuk kemi marrë konfirmim prej Ministrisë mbrenda afatit ligjor siç përcaktohet në rregulloren e Qeverisë së Kosovës,  15 ditë ne jemi të obliguar që të presim përgjegjje, pas 15 dite ne konsiderojmë se ato vendime janë të plotfuqishme. Për shumicën e vendimeve kthehen përgjigjje, ndërsa 50 % të tjera nuk kemi konfirmim, por kjo do të thotë se aprovohen.  Në bazë të asaj rregulloreje  për këtë pikë të parcelës jemi në rregull, e kemi publikuar vendimin, e ka marrë edhe kompania “Ambenti”, kështu që është në rregull në bazë të ligjit.”– deklaroi Kristina Gashi Bytyçi – kryesuese e kuvendit komunal të Ferizajt,

Ndërsa opozita e shoqëria civile akuzojnë se ekzekutivi i Ferizajt po i betonizon edhe këto pjesë të pakta me gjelbërim që kanë mbetur në qytet.

“Në séancën e kaluar të datës 31 maj ekzekutivi i Ferizajt ka propozuar dhënien e parcelës ku ka qenë e vendosur ish çerdhja publike, dhënien në shfrytëzim kompanisë publike për shfrytëzim të parkingut. Ka qenë antiligjore forma e sjelles së atij vendimi, ka pasur shumë mangësi ligjore. Janë thirrur në ligjin për dhëniën në shfrytëzim të pronës komunale, por asnjë nga nenet e atij ligji nuk janë respektuar, poashtu me rastin e votimit është kaluar me 18 vota dhe jo me 21,  dhe ende pa e marrë konfirmimin nga ministria, ekzekutivit të Ferizajt po i’u ngutet dhe ka filluar mbushjen me dhe të asaj parcele dhe degradimin e saj. Para dy ditësh drejtori i urbanizmit thotë që do të presin marrjen e pëlqimit dhe marrjen e projektit detaj nga kompania, por të nesërmen fillon mbushja me dhe e asaj parcele, kjo do të thotë se është një qeveri që punon sot për neser një qeveri prish-e-ndreq. E vetmja pjesë që ka mbetë e gjelbëruar ishte ajo, dhe synimi i tyre është që ta betonizojnë” – tha  Enver Haliti, nënkryetar i LVV Ferizaj.

“Është shumë shqetësuese që më shumë po betonizohet dhe po i largojmë edhe këto pak vende të gjelbërta, është prishë pjesa tek Bashkimi i qytetit tash edhe ky park këtu dhe kështu po e  bëjmë Ferizajn të tërin të betonizuar.  Në anën tjetër unë nuk kam mundur me gjetë shkresën ligjore të ministrisë për ligjshmërinë  e këtij akti, por edhe më keq është  që po krijohet një hapësirë për betonizim për periudhë të shkurtër, që do të thotë se është keqpërdorim i parasë publike”, u shpreh Shpend Mustafa nga OJQ “ INPO”.

Kandidati për kryetar të komunës Agim Aliu, në vitin 2017 u zotua publikisht se me ardhjen  e tij në pushtet,  në parkun afër QKMF-së, do të rikthehej çerdhja  e fëmijëve, si një çerdhe më e madhe dhe më e mirë. Mirëpo kamionat e sotëm në oborrin e çerdhes së vjetër, flasin tash se kryetari Aliu ose e ka harruar zotimin e vet që ua ka dhënë qytetarëve, ose nuk ka qenë i sinqertë.

“Mbeta borxh pa thënë që ne do të kemi kujdes të shtuar sa i përket ndërtimit të çerdheve, Ferizaj ka një numër shumë të vogël të  çerdheve. Në fakt dy çerdhe, ne do të mundohemi që të bëjmë më shumë çerdhe, njëra ndër çerdhet që ne do ta ndërtojmë do të jetë pikërisht në objektin e vjetër ku ka qenë çerdhja e vjetër, pavarësisht se sot ka një vendim të kuvendit të komunës.

Ne do ta rishqyrtojmë atë vendim,  për faktin se është kërkesë edhe e qytetarëve që të ketë çerdhe në vendin ku ka qenë çerdhja e vjetër, sepse është edhe perimetri që i’u përgjigjet qytetarëve që të jetë pikërisht në atë vend, dhe ne do e bëjmë gjithë konsulencën profesionale me njerëz të fushës që pikërisht kjo të ndodhë”, – kishte deklaruar në një intervistë televizive kandidati për kryetar Agim Aliu, në vjeshtën e vitit 2017.

Sipas rregullores 01/2016  të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ështe e obliguar që të bëje shqyrtimin e detyrueshëm të vendimit komunal për dhënie të pronës, pasiqë kjo parashihet me dispozitat e ligjit të ri 06/L-092 për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale. E në rast se nuk ndodh shqyrtimi i detyrueshëm,  atëherë organi mbikqyrës i Minisitrisë e njofton zyrën e kryeministrit për shkelje të mundshme ligjore.  

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending