Connect with us

Ferizaj

Partitë e Ferizajt të gatshme për zgjedhje

Published

on

Situata e re politike në vend, ka bërë që edhe partitë politike në Ferizaj të angazhohen për procesin e zgjedhjeve. Përveç organizimeve me struktura të tyre, partitë e këtushme tashmë po i kalkulojnë edhe koalicionet e mundshme për të hyrë në zgjedhjet, që sipas burimeve pritet të mbahen në shtator. Kryetari i LDK-së në Ferizaj Muharrem Sfarqa, njëherit edhe anëtar i kryesisë së LDK-së, tha se ky subjekt politik ka punuar intenzivisht per provokim të këtyre zgjedhjeve, duke shtuar se ka ardhur koha që të ndërrohet modeli i qeverisjes, për të cilen Kosova ka më së tëpërmi nevojë. Sfarqa tha se përveç PDK-së që është e përjashtuar si parti për lidhje koalicioni, takimet me partitë e tjera politike të vendit do t’i shpeshtojnë gjatë këtyre ditëve:

 “Ne brenda strukturave të LDK-së do ti diskutojmë me përgjegjësi të lartë të gjitha rrethanat në të cilat zhvillohet ky proces zgjedhor, realisht, LDK-ja nuk ka partner të tjerë pos lëvizjes Vetëvendosje, por që është në kompetencë të organeve të partisë për të marrë vendim përfundimtar. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është që duke pasur parasysh përvojat jo të mira që kemi pasur me partnerë të koalicioneve si dhe dëshirën e elektoratit dhe qytetarëve që në asnjë mënyrë LDK-ja të futet në koalicion me PDK-në, dhe që PDK-ja përfunimisht me tërë arsenalin e LAN-it artifical që ka krijuar përmes PAN-it që të shkojë në opozit për të mirën e Kosovës“, tha Sfarqa.

 Ndërkaq, drejtues të Vetëvendosjes në Ferizaj thonë se ky subjekt politik me shumë se asnjëherë është i përgatitur për t’i fituar këto zgjedhje. Kur bëhet fjalë për koalicione, Valon Ramadani, kryetar i VV-së në Ferizaj, thotë se ky subjekt ende nuk e ka ndonjë vendim, porse LDK-ja mbetet e parapëlqyera e VV-së për bashkëpunim.

Lëvizja Vetëvendosje, dua ta ceki që është e gatshme të shkojë në zgjedhje në çfarëdo forme, edhe vetë por edhe me ndonjë bashkëpunim. Ta zëmë bashkëpunimi që kemi pasur me LDK-në në dy vitet e fundit, kemi bashkëpunuar shumë ngushtë ne bërjen e opozitës. Por sigurisht, ne jemi të hapur për bashkëpunime edhe parazgjedhore ose paszgjedhore, edhepse një vendim të prerë do të merr këshilli i pergjithshëm. Ndërkaq, ajo që dihet dhe është e prerë është që Vetëvendosje nuk do të bashkëpunojë asnjeherë me PDK-në.“-  tha Valon Ramadani.

Të përgatitur për këtë proces të zgjedhjeve nacionale , u shprehen edhe drejtues të Nismës Socialdemokrate në Ferizaj. Kryetari i degës së Nismës në Ferizaj, Besnik Berisha, tha se subjekti i tyre ka punuar intenzivisht në terren, sa që tash për tash qëndrimi i partisë është për të garuar e vetme.

Ne në kryesinë qendrore kemi qëndrim që të shkojmë vet në zgjedhje, mirëpo deri në momentin e fundit janë opsionet e hapura si nga pozita ashtu edhe nga opozita . Do të thotë Nisma sot ka oferta shumë të mira prej të gjithëve, mirëpo ne kemi qëndrim që të shkojmë të vetëm ne zgjedhje” – tha Besnik Berisha i Nismës Socialdemokrate.

LDK-ja , Vetëvendosja si dhe Nisma e Ferizajt, së shpejti do të dalin edhe me perbërjen e listave me kandidatë për deputetë të parlamentit të Kosovës

“Ne do të bisedojmë akoma nuk kemi emra konkret, ambiciet janë legjitime dhe legale, une besoj që organet ekzekutive të degës së LDK-së do të jenë ato që në parim do t’i miratojnë kandidaturat që do të propozohen nga kjo degë, e të cilat kalojnë në filtra tjerë në kryesinë e LDK-së. Nuk e përjashtoj mundësinë edhe une që të kandidohem, besoj që në drejtim të rritjes së votës së LDK-së do të bëjmë një seleksionim te figurave që janë të pranueshme për elektoratin”, – tha kryetari i degës së LDK-së, Muharrem Sfarqa

Ne bashkarisht me gjithë kryetarët e nendegëve, do të organizohemi që te kemi përfaqësim të mirë edhe në kuvendin e Kosovës nga rajoni i Ferizajt. Ne do të çojmë propozimet në kryesi, dhe me pas nga lartë do të vendosen emrat. Unë gjithsesi që do të jem kanidat për deputet dhe ma merr mendja që me mbështetjen e elektoratit Ferizajas dhe gjithë Kosovës do t’ia arrij këtij qëllimi, që të jem deputet i parlamentit“, – u shpreh kryetari i degës së Nismës, Besnik Berisha .

Siç dihet, që ne zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalur e para ne Ferizaj, diku 15 mijë e 200 vota , diku 2 mijë prej të dytit dhe 3 mijë prej të tretit. Ne kemi qene të parët, dhe jam i bindur që VV në Ferizaj prapë është e para. Për deputetë statuti i Lëvizjes është ai që i dërgon emrat në këshill të përgjithshëm, dhe mendoj që secili aktivist që është i qendrës e ka të drejten për të kandiduar. Unë mendoj se do të jem kanidat, pasi që keshtu mendon edhe anëtarësia por edhe rrethi, pasi që tashmë e kemi treguar që duhet te jem ne listë për deputet”, tha Valon Ramadani, kryetar i qendrës së VV-së në Ferizaj.

Në kuadër të këtyre vlerësimeve për sitatën politike dhe organizimin e partive për zgjedhje, televizioni Tema, nesër do te merr edhe qëndrimet e subjekteve të tjera politike në Ferizaj, pra të PDK dhe AAK dhe AKR-së.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton 240 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit është raportuar një aksident trafiku ku si pasojë u lëndua një person. Gjatë këtij harku kohor njësitet e trafikut kanë  shqiptuar gjithsej 240 gjoba për kundërvajtje.

Më së shumti janë shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 74 sosh dhe 48 të tjera për mosrespektim të shenjave të komunikacionit.

Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, policia ka konfiskuar  1 automjet, 4 skuterë/motoçikleta dhe 4 patentë shoferë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për sulm dhe therje me thikë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajrje derisa rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor.

Ferizaj 23.06.2026 – 12:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Trending