Connect with us

Ferizaj

Në Ferizaj po mbahet kampi veror i ping-pongut

Published

on

20 juniorët më të mirë të Kosovës në pingpong kanë filluar përgatitjet për turneun- e të rinjve që do të mbahet në Maltë. Në kuadër të përgaditjeve për këtë turne, pingpongistët kanë organizuar kampin e dytë veror, i cili kësaj radhe po mbahet në hapësirat e shkollës fillore “Tefik Canga” në Ferizaj. Trajneri Remzi Shala, thotë se është zgjedhur pikërisht kjo shkollë, meqë këtu i kanë gjetur kushtet që nuk i kanë hasur në asnjë qytet tjetër.

“Qëllimi është që të ngritet niveli i ping pongut në arenën kosovare dhe atë ndërkombtare, jemi duke përdorur të gjitha teknikat dhe është duke shkuar shumë mirë. Nxënësit janë shumë të mirë i kemi kadetët dhe juniorët. Janë nga qytete të ndryshme, kemi vendosur këtu ta mbajmë  pasi kushtet momentale këtu janë më të mira, kjo sallë është shumë e përshtatshme, i kanë tavolinat dhe të gjitha kushtet“,tha Shala.

Sekretari i FPPK-së, Fadil Luta, tha se përveç përgaditjes për turneun në Maltë, ku Kosova do të përfaqësohet me 4 juniorë dhe 4 Kadetë, ky kamp u ndihmon pingpongistëve që të fillojnë edhe sezonin vjeshtor.

“Bordi ka marrë vendim që me i marrë 20 lojtarë që janë në rang listë, kjo është si lloj përgatitje për kampin që do ta kemi, që është edhe si lloj turneu në Maltë, poashtu këto përgatitje na ndihmojnë shumë pasi nga java e ardhshme fillon edhe sezoni vjeshtor, dhe lojtarëve u ndihmon të jenë në performancë të mirë. Ping-pongu është duke pasur ngritje, ka shumë interesim, edhe pse në krahasim me evropën, ping-pongu tek ne është në nivel të ulët, por nëse vazhdojmë me  këtë ritëm do të jemi në hapa të sigurt. “- tha Luta.

Pingpongistët Enes Domaniku nga Prishtina dhe Erion Reka nga Ferizaj, thonë se organizime të tilla sportive i mbajnë lojtarët aktiv dhe janë aktivitete të mirëserdhura . 

“Është organizim shumë i mirë, është shumë kënaqësi, unë luaj që 6 vite, dhe më pëlqen shumë ky sport. Ping- Pongu lyp shumë strategji dhe është pak i vështirë, por unë nuk e kam problem“, tha Domaniku.
“Kampi është shumë i mirë, tani në tetor e kemi top 8-në dhe jemi duke u pregaditur, shpresoj që të renditem prap në top listë“,- tha Reka.

Kampi i dytë veror që po mbahet në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj, është  organizuar nga FPPK , dhe do të zgjasë deri me 31 gusht.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending