Connect with us

Ferizaj

VV dhe LDK në Ferizaj: Kryeministri është i yni

Published

on

Për zgjedhjet e 6 Tetorit, subjektet më të mëdha opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, akoma nuk kanë arritur të ujdisen për çështjen e bajraktarit të qeverisë, meqë Vetëvendosje këmbëgul se është Albin Kurti ai që duhet të udhëheqë me qeverinë reformatore, ndërkaq LDK pretendon se është Vjosa Osmani ajo që duhet të ulet në karrigën e kryeministrit. Kryetari i LVV-së në Ferizaj, Valon Ramadani, thotë se LDK-ja është ngutur kur e ka nominuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, përderisa në të njejtën kohë janë duke u bërë bisedime për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

“Një është e sigurt se nëse ky koalicion bëhet, do të të jetë një shumicë e deputetëve që mund të shkojë deri në 70 deputet dhe vendit tonë i duhet një qeveri që i duhet shumë numra dhe të krijohet stabilitet. Qytetarët janë të bindur se asnjë qeveri nuk ka arritur të bëjë ndryshimin dhe këtë mund ta bëjë LVV, me liderin e tij apo kryeministrin e ardhshëm Albin Kurtin. Ne jemi shumë idhëtar të asaj që të jemi bashkë në një listë me LDK-në, por edhe nëse nuk bëhet jam i bindur se ne do të dalim e para.                             LDK-ja ka dalur me një kandidat për kryeministër dhe mendoj se është ngutur me caktimin e kandidatit, derisa në të   njejtën kohë je duke biseduar për një bashkëpunim të mundshëm. Vendit i duhet një qeveri që nuk ka qenë në pushtet deri tani, që ka guxim, ka dije dhe vendosmëri që duhet ta ndryshojë vendin në shumë sektorë, tash po i bje që këtë e arrin Albin Kurti.  Mendimi im është që kryeministri i ardhshëm në krejt format duhet të jetë Albin Kurti.” – deklaroi Ramadani

Ndërkaq kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa, thotë se LDK- është më e fuqishme në nivel vendi, prandaj sipas tij  i “takon” që këtij koalicioni t’i prijë Vjosa Osmani. Ai këtë konstatim e bazon duke u thirrur në disa sondazhe për të cilat nuk dha detaje se kur dhe nga kush ishin organizuar.

 “Ne veçse e kemi nominuar kreyministren për shkak se jo vetëm që ka qenë kërkesë e sturkturave të LDK-së e simatizantëve, por ka qenë edhe një plebeshit qytetarë që të kandidohet kësaj radhe për kryeministre ashtu sic është nominuar z. Vjosa Osmani, dhe besoj që do të ishte një lojë jonormale që ne të bëjmë ndonjë kalkulim tjetër dhe është normale që LDK-ja ta ketë kryeministrin për shkak se edhe në nivel të Kosovës e ka fuqinë më të lartë politike dhe në përfaqësim në Kuvend me numër të deputetëve por edhe në të gjitha matjet që po bëhen në nivel të Kosovës, LDK-ja po prin në të gjitha sondazhet edhe ato ndërkombëtare dhe të mbrendshme, dhe ky opinion nuk ka arsye që të zhgënjehet, dhe konform sa,j ne e kemi marr vendimin në kryesi që të dëgjojmë zërin e qytetarëve, qytetarët e kanë kërkuar Vjosën. Ne ua kemi krijuar mundësinë që ta votojnë, dhe unë jam i sigurtë që Vjosa Osmani do të jetë kreyministre pas datës 6 tetor“- tha Svarqa

  Në zgjedhjet e fundit qëndrore që u mbajtën në Kosovë gjatë vitit 2017, subjekti më i madh opozitar doli të ishte Lëvizja Vetëvendosje me 32 deputetë, ndërkaq koalicioni i prirë nga LDK pat dalë si subjekt i tretë duke fituar vetëm 29 vende në kuadër të legjislaturës së 6-të të Parlamentit të Kosovës. Përndryshe në sondazhet e djeshme online të portaleve si Gazetaexpress, T7, Infokusi dhe Dukagjini, për vizitorët e këtyre sajteve, kandidati bindshëm më i kërkuar për kryeministër ishtë Albin Kurti, i cili printe me 10 deri në 30% para kandidates së LDK-së, Vjosa Osmani.        

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending