Connect with us

Ferizaj

Shtylla elektrike rrezikon banorët e rrugës “Shtjefën Gjeçovi”

Published

on

Nga vjetërsia e tyre, njëra nga shtyllat elektrike në rrugën “Shtjefën Gjeçovi” të Ferizajt rrezikon jetët e banorëve pasi është gati të rrëzohet. Ata thonë se ky problem është i kahmotshëm ani pse janë ankuar disa herë në KEDS.

“Shumë shpejt kjo ka për t’u rrëzuar, nëse do vie ndonjë erë e madhe kjo do të bie. Këtu rrezik është për fëmijët dhe rrezik për kalimin e veturave, sepse dridhje veturat bëjnë dhe shtylla dridhet, këto janë duke i mbajtur vetëm telat. Disa herë kemi qenë në KEK, KEK-u thonë që kanë qenë me pa, me vizitu, por pengesa ku është nuk e dimë. Ky problem është me vite, po e kemi problem edhe me tejkalu, problem me ardhë edhe ndonjë kamion mobiljesh apo çfarëdo, sepse nuk mund të hyjmë, nuk kemi zgjidhje, vetëm t’i bartim me dorë”, tha Zaim Shijaku.

“Me ardhë një erë menjëherë rrëzohet dhe të gjitha këto telat i tërheq dhe neve do të na vë zjarrin me të gjitha që i kemi, pajisje e me shtëpia, me të gjitha”, tha Bekim Bajrami.

“Ne kemi problem edhe për mbeturina, kompania na kanë thënë se nuk do të vijnë më të marrin mbeturinat shkaku i kësaj shtylle. E tash ju lutemi të bëjmë diçka me këtë shtyllë, ta rregullojmë, të mos kemi më probleme. E vjetër është, që tre, katër vite është shtylla kështu. Vie KEK-u, vetëm e shikojnë, thonë se do të vijmë nesër, por nuk ndërmarrin asgjë”, tha Azem Kurtishi.

Për këtë rast,Televizioni Tema ka kontaktuar me drejtorin e KEDS-it për  rajonin e Ferizajt, Ramadan Ahmeti, i cili tha se KEDS-i ka shkuar për ta rregulluar, mirëpo konsumatori që e ka përballë shtyllën nuk ka lejuar intervenimin për shkak të kontesteve, mirëpo tha se me asistencën e policisë do të bëhet ndërrimi  i shtyllës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending