Connect with us

Ferizaj

Mbahet akademi përkujtimore për dr.Safet Beqirin

Published

on

Në nder të kirurgut të njohur ferizajas Safet Beqiri janë mbajtur homazhe dhe mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Ndër të pranishmit e shumtë, sot kishin ardhur nga Gjermania edhe kolegë të doktor Safet Beqirit, Eckhart Mayer koleg dhe Servert Bolukbas. Ata e konsideruan humbje të madhe ndarjen nga jeta të Beqirit.

“Ai ka qenë një kirurg i mrekullueshëm dhe ka qenë në gjendje të operojë në rastet më komplekse të operimeve, shumë me kujdes me pacientin dhe me standardet më të larta që kanë qenë të mundshme dhe vetëm pak kirurg kanë mundur të bëjnë të njëtën punë. Ndjeshmëria dhe përkujdesja për të gjithë pacientët individualisht ka qenë e jashtëzakonshme dhe prandaj është bërë shumë i famshëm, ka fituar shumë respekt nga pacientë tanë dhe të gjithë ne  në spitalin tonë dhe tek spitalet e tjera”,  tha Eckhart Mayer.

“Ai ka qenë një urë në mes njerëzve, vendeve dhe feve. Ai ka ndihmuar të tjerët duke mos pyetur se nga janë. Ai ka “infektuar” të tjerët me mirësinë e tij. Ai ka qenë një humanist i vërtetë, ne e pyesnim se kur mendon se vdesin njerëzit, kur ata të vrahen, ndërsa ai thoshte jo jo, njerëzit vdesin atëherë kur ata harrohen. Ne nuk do ta harrojmë kurrë profesor Safet Beqirin”, tha Servert Bolukbas.

Kirurgu Beqiri u shqua edhe për aktivizëm dhe kontribute bamirëse në Kosovë dhe jashtë saj.

 “Jemi sot këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit profesor doktor Safet Beqirit, bashkëluftëtarit tonë, mjekut të nderuar i cili gjatë kohës së luftës çlirimtare të Kosovës ndihmoi shumë. Humanisti u doli në ndihmë të gjithë atyre që kishin nevojë për ndihmën mjekësore gjatë kohës së luftës për liri. Ne bashkëluftëtarët do ta kujtojmë gjithmonë personalitetin dhe figurën e tij”, tha Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.

“Dëshira që ne të bëjmë për popullin tonë, për shpëtimin tonë, lindën shtyllat e forta dhe besnike që në çdo kohë mund të them për veprimtarin e shoqatës bamirëse humanitare të Kosovës “Nëna Tereza” ishte doktor Safet Beqiri. I guximshëm, veprimtar i palodhshëm, njeri që me sy sheh, me mendje kupton dhe me zemër dashuron e me duar vepron”, tha Don Lush Gjergji.

Fjalë të mira për doktorin e ndjerë tha edhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu.

”Ai ishte atje ku vdekja kaploi pacientët e tij, mijëra herë u përball, i shkuli rrënjët guximshëm së keqes nga gjaku e mishi i pacientëve, sa trim është ai që pa vdekjen në sy e i buzëqeshi pasi e mundi, ishte mjeku duarartë”, tha ai.

I biri i doktorit Safet Beqiri, Jeton Beqiri, falënderoi të gjithë që në këtë mënyrë e nderuan babain e tij.

“Kjo akademi komemorative sot ne familjarëve të ngushtë po na lehtëson dhembjen e pikëllimin nëpër të cilën po kalojmë së bashku, po na bënë të ndihemi shumë krenarë e faqebardhë edhe kjo po na jep forcë që sot bashkërisht ta përcjellim në amshim e cila do të kujtohet edhe tek gjeneratat e tjera”,  tha Jeton Beqiri.

Safet Beqiri ka ndërruar jetë të shtunën në moshën 65 vjeçare, ndërsa varrimi i tij është bërë sot në vendlindjen e tij në Koshare të Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një vajzë 16 vjeçe raportohet e zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar për zhdukjen e një vajze 16 vjeçe. Për zhdukjen e vajzës, në Polici ka raportuar babai i saj, i cili ka bërë të ditur se nuk e di vendndodhjen e vajzës së tij që nga data 1 maj 2024.

“Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Trending