Connect with us

Ferizaj

Spitali i Ferizajt ka kapacitet vetëm për 60 pacientë me COVID-19

Published

on


Në komunën e Ferizajt numri i personave të infektuar me virusin Covid-19 tashmë ka shkuar në 55, të gjitha këto raste kontakte, ndërsa sot pritet të dalin rezultatet edhe për 21 persona të tjerë të cilëve u janë marrë mostrat.

Edhe pse numri i personave të infektuar nga kjo komunë është mjaftë i madh, Spitali Rajonal i Ferizajt ka kapacitete të kufizuara për pacientët që preken nga ky virus. Drejtori i këtij spitali Jeton Zeqiri, tha se ky spital ka hapësirë vetëm për 60 pacientë, mirëpo janë duke planifikuar që objektin e ri të Institutit të Shëndeti Publik, që është i ndërtuar afër parkut “Liria”, ta vënë në dispozicion pasi kapacitetet në Prishtinë sa vijnë e zvogëlohen.


“Në qoftë se kemi një rritje të numrit të qytetarëve pozitiv në Prishtinë atëherë kapacitetet e tyre do të jenë të mbushura dhe në këtë mënyrë adresime do të bëhen edhe në qytetin tonë, ne si fazë fillestare jemi të përgatitur për 60 pacientë të cilët do të kenë suport me oksigjeno-terapi dhe më pas si opsion i dytë është objekti i ri i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik që do të ketë edhe 100 shtretër kapacitet”,tha Zeqiri.


Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se pas shpërthimit të pandemisë në këtë komunë, kanë shtuar edhe masat. Ai tha se tani nëpër marketet e Ferizajt qytetarët nuk do të lejohen të marrin shërbime pa masa mbrojtëse.


“Tashmë do të ketë inspektime të shtuara, inspektorët janë në kontakt me marketet për të respektuar masat që kemi vendosur, do të kërkojmë nga qytetarët që të zvogëlohet prania e tyre, të bëjnë shërbime vetëm nga kryefamiljarët ose vetëm nga një anëtar i familjes, por në të njëjtën kohë qytetarët që shkojnë duhet të pajisen me masa mbrojtëse dhe këtë do ta kërkojmë nga marketet që mos të lejojnë futjen e qytetarëve në markete pa pasur mjetet mbrojtëse”,tha Aliu.


Aliu tha se personat të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Ferizaj janë vetizoluar, duke kërkuar edhe nga personat e tjerë që kanë pasur kontakt me të infektuarit të izolohen.


“Arma kryesore për t’u mbrojtur nga Covid-19 është në dorën e qytetarëve, arma e cila është në mbrojtje është izolimi në shtëpi, distanca sociale, mosdalja familjare, le t’i ndalin vizitat familjare pasi kontakti është përhapësi më i madh i Covid-19”,tha Aliu.


Edhe në Policinë Rajonale të Ferizajt, thonë se tash do të jenë më rigoroz.


“Në bashkëpunim edhe me inspektorët përkatës edhe Policia është duke marrë masat, kemi ndalime dhe ndalesa sidomos gjatë orareve të orës policore dhe të karantinimit, tani do të jemi më strikt, nuk do të lejojmë që të rrezikohet siguria e shëndetit publik”,tha Emin Beqiri, drejtor i Policisë Rajonale të Ferizajt.


Pas shtimit të numrit të personave të infektuar me koronavirus, Ferizaj është shpallur zonë karantinë. Ndërsa, fshatrat Sazli, Mirash, Varosh, Nerodime, Lloshkobare dhe lagjja ”Topojani” në Greme, janë shpallur si vatra të përhapjes së infeksionit, çka nënkupton izolimin e tyre dhe zbatimin strikt të masave parandaluese për përhapjen e virusit Covid-19.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Trending