Connect with us

Ferizaj

”Ballkan Petrol” u dhuron institucioneve shëndetësore mbi 4 mijë litra alkool etilik

Published

on


Kompania ”Ballkan Petrol” i ka dhuruar Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj 1 mijë litra alkool etilik, i cili do t’u shërbej institucioneve shëndetësore si mjet dezinfektues gjatë punës së tyre për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.


Pronari i ”Ballkan Petrol”-it, Bekim Haliti, tha se duke parë nevojën e institucioneve shëndetësore për këtë produkt, vendosën t’ua sigurojnë atë.


“Kemi parë që në këtë kohë pandemie është mëse i nevojshëm alkooli si dezinfektues, e kemi parë që është edhe mungesë në treg edhe si produkt me u siguru dhe duke e pasur mundësinë që ta ofrojmë ka qenë kënaqësi ta japim si donacion në këtë kohë, këtë iniciativë e kemi marrë duke u koordinuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe e kemi shpërndarë në të gjitha degët në nivel të Kosovës. Për Ferizaj i kemi dhuruar 1 mijë litra, njëjtë i kemi ofruar edhe Spitalit të Prishtinës. Ka qenë problem të sigurohet pasi të gjitha shtetet hezitojnë ta shesin, por se ne e siguruam dhe ishte kënaqësi ta dhurojmë”, tha Haliti.


Drejtoresha e QKMF-së në Ferizaj Nadire Ymeri, tha se ky produkt do t’iu hy shumë në punë, pasi në situatën në të cilën gjendemi alkooli etilik është tejet i nevojshëm.

“Një donacion i mirëpritur nga kompania ”Ballkan Petrol” që na ka dhuruar nëj sasi prej 1 mijë litër, ky produkt është mëse i nevojshëm në këtë kohë pandemie që është shumë i nevojshëm për dezinfektimin dhe nevojat e QKMF-së dhe i jemi shumë mirënjohës donatorit”, tha Ymeri.


Kompania “Ballkan Petrol”, gjatë ditës së sotme u dhuroi institucioneve shëndetësore në nivel vendi mbi 4 mijë e 200 litra alkool.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending