Connect with us

Ferizaj

Këngëtari Labinot Tahiri dhuron 10 mijë euro për shqiptarët e Luginës

Published

on

Këngëtari ferizajas Labinot Tahiri ka dhuruar 10 mijë euro për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Tahiri tha se një gjë të tillë e bëri duke parë mungesën e gatishmërisë së institucioneve për t’i ndihmuar shqiptarët që jetojnë atje.

“Është në pyetje vëllezëria shqiptare ku ne duhet të kontribuojmë në raste të tilla, e sidomos në këtë kohë pandemie kur ata nuk kishin ndihma nga askush, as nga Kosova, as nga Shqipëria, as nga Serbia. E kanë pritur shumë mirë përfaqësuesit atje, ne deshëm që së pari t’i dërgojmë afër 10 tonë pako ushqimore, por nuk ishte mundësia, prandaj vendosëm që të dërgojmë 10 mijë euro që besoj se do të ndihmohen afër 600 familje. Me erdhi shumë mirë që edhe pas asaj që unë i dërgova më erdhi shumë mirë që edhe qeveria Kurti i ndau 500 mijë euro për ta”, tha Tahiri.


Tahiri tha se udhëheqësit e komunave po e ngatërrojnë politikën me humanizmin.


“Disa kryetarë të komunave na kanë ftu e disa i kemi thirrë ne siç është rasti i Shpend Ahmetit i cili na thënë se s’ka nevojë ndërsa dje e pashë që deklaroi se kanë nevojë për ndihma për 500 familje, po ashtu edhe Ardian Gjini ka thënë nuk ka nevojë, por unë ua kam dërgu minoriteteve, edhe këtu në Ferizaj po e përziejnë politikën me humanizëm, e kemi parë rastin muaj më parë në Ferizaj, mendojnë që unë ka me garu për kryetar, por nuk kam me garu, unë bëj humanizëm shumë vite më parë, por këtu nuk e di si po e marrin, edhe me rastin e Svarqës, unë dërgova shiringa ata m’i kthyen, edhe tani puna me maska në Ferizaj para një muaji ku vet më kanë thirrë e më pas më thanë që s’ka nevojë”, tha Tahiri.


Tahiri tha se në mesin e qindrave familjeve që ka ndihmuar, këto ditë ka ndarë 3 mijë euro edhe për familjarët e personave të përfshirë në grupin e Kumanovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Brenda një jave në Ferizaj u shqiptuan 1370 gjoba trafiku

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt në periudhën njԯ javore nga 22 deri më 28 prill 2024, ka shqiptuar 1370 gjoba trafiku derisa  ka hequr edhe 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 29 aksidente, ku katër prej tyre ishin aksidente me lëndime, 18 persona të lënduar si dhe 15 aksidente me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kërcënohet me jetë Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i  “AVONET”

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit të OJQ-ve, “AVONET”, Kenan Gashi, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë nga një palë e përfshirë në një rast që “AVONET” po e trajton në gjykatë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi bëri të ditur se rasti i kërcënimit dhe kanosjes ndaj tij nga ana e personit Faredin Grainca, ndodhi mbrëmjen e së premtes, në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt,  por siç u shpreh Gashi, sulmi u parandalua falë zyrtarëve të Policisë që ishin të pranishëm në atë çast në vendngjarje.

Sipas Gashit, kërcënimet e sulmet e tilla janë shqetësuese për faktin se vijnë si rezultat i punës dhe aktivitetit publik të cilin e zhvillon në interes të përgjithshëm andaj edhe kërkon veprime të menjëhershme nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit për inicimin e procedurës penale këtij personi.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për këtë rast, për të cilin tha se është njoftuar edhe prokuroria dhe janë intervistuar të dyja palët.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në kërkim të dyshuarit të dytë për plagosjen me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj

Published

on

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, ka konfirmuar se njëri nga të dyshuarit për të shtënat e mbrëmshme me armë zjarri është arrestuar ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim.

Nga të shtënat me armë zjarri, që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:45 më rrugën “ 12 Qershori” mbetën të plagosur dy persona të cilët u dërguan për trajtim në në emergjencën e Ferizajt.

 “Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga persona të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gaz dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Trending