Connect with us

Ferizaj

Nga 4 maji nis punën Shërbimi i Vaksinimit në Ferizaj

Published

on

Shërbimi i Vaksinimit që funksionon në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj është ndërprerë nga 16 marsi me qëllim të pengimit të përhapjes së infeksionit COVID-19. Megjithatë, ky shërbim do të nis të ofrohet nga 4 maji, por nën masa sigurie.
Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj Bekim Ademi, tha se vaksinimi do të bëhet brendave orareve të caktuara.

“Për një periudhë të caktuar ka qenë i pezulluar vaksinimi për ta ruajtur shëndetin e fëmijëve dhe prindërve, nuk i kemi ftuar për t’i marrë vaksinat e obliguara që janë të parapara për fëmijët, ndërsa nga 4 maji parashihet të lëshohet në përdorim vaksinimi i fëmijëve dhe kjo parashihet të bëhet ne dy grupe, fëmijët 2-3 dhe 6 muajsh do të shkojnë nga ora 08-11:00, ndërsa fëmijët më të rritur do të shkojnë nga ora 12:00-14:00 çdo ditë pune”,tha Ademi.


Ndërsa, vaksinimi i nxënësve nëpër shkolla, Ademi tha se do të bëhet në shtator.


“Për nxënësit parashihet që me fillimin e vitit shkollor të bëhet një fushatë e organizuar për vaksinimin e tyre pasi nuk dëshirojmë t’i grumbullojmë nëpër QKMF pasi nuk mund të rrezikojmë shëndetin e tyre. Pra, është shtyrë për një kohë më të mirë të mundshme, po besojmë që nga shtatori do të fillojmë fushatën e vaksinimit”,tha Ademi.


Ademi tha se fëmijët gjatë imunizimit duhet të shoqërohen vetëm nga një person, i cili duhet të jetë i pajisur me maskë dhe të mbajë distancën të paktën 1 metër nga personat e tjerë, si dhe të shmanget grumbullimi i personave në pritje të shërbimeve të vaksinimit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending