Connect with us

Ferizaj

Shën Gjergji, festa që po zbehet nga viti në vit

Published

on


Sot festohet Dita e Shën Gjergjit ku përmes riteve të ndryshme shënohet përfundimi i stinës së dimrit dhe ardhja e stinës së verës. Ndër vite kjo festë e cila konsiderohet që nuk i përket asnjë etniciteti apo religjioni, ka shkuar duke u zbehur.


Mehmet Jashari nga komuniteti rom në Ferizaj, thotë se vite më parë kjo ditë është shënuar me shumë aktivitete dhe se mezi e pritnin këtë festë, mirëpo tani numri i familjeve që e shënojnë atë është shumë i vogël.


“Më herët është festuar shumë, kanë dalë njerëzit me datën 5 kanë ble qingja dhe i kanë therrur, por tani ka ndyshuar, shumica e njerëzve nuk e festojnë dhe kanë mbetur shumë pak që e festojnë, janë vetëm thuajse 5 familje që e festojnë. Shën Gjergji është sikurse dita e pranverës, këtë simbolizon”,tha Jashari.


Këtë vit mosfestimi i kësaj dite ndodhë edhe për shkak të pandemisë Covid-19.


“Nuk e festojnë shumë, e bëjnë një drekë ose një darkë dhe nuk bëjnë aktivitete. Me rëndësi që në komunitetin tonë nuk ka të prekur, të gjithë u janë përmbajtur rregullave, u janë përmbajtur masave dhe gjithçka është në rregull”,tha Jashari.


Shën Gjergji është festë me shume rite por karakterizohet me gjelbërim, ndezje të zjarreve, rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash nga fëmijët, lagia e njerëzve të shtëpisë me ujë, e rite të tjera.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending