Connect with us

Ferizaj

Në mesin e të infektuarve me Covid-19 në Ferizaj mjekë, infermiere dhe drejtorë komunal

Published

on

Komuna e Ferizajt siç duket është rikthyer në vatër të virusit COVID-19. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitiv 21 persona, prej tyre 7 janë drejtorë të drejtorive komunale dhe 3 zyrtarë të kabinetit të kryetarit. Ndërkohë, kryetari i kësaj komune Agim Aliu, pas rezultateve ka dalë negativ.

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj Bekim Ademi, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19, thotë se gjendja shëndetësore e drejtorëve është stabile.

“Nga IKSHP-ja në komunën e Ferizajt janë konfirmuar 21 persona dhe të gjithë janë persona kontakti që kanë qëndruar në vendin e punës bashkërisht dhe si pasojë e saj ka ardhur tek infektimi. Momentalisht janë 10 persona me detyrë zyrtare që janë të konfirmuar që të gjithë janë në vetizolim dhe iu kisha rekomanduar që të qëndrojnë të vetëm në familjet e tyre siç po e bëj edhe unë ku jam duke qëndruar i vetëm larg familjes“, tha Ademi.

Ademi thotë se moskryerja e testeve për rastet e kontaktit do të paraqes shumë telashe, pasi nuk dihet numri i të infektuarve.

“Me kohë nuk jam pajtuar me këtë formë, pasi derisa e kemi pas listën e kontaktit gjendja ka qenë më e kontrolluar ndërsa me ndalimin e listës së kontaktit është gabim, pasi marrë shembull ne drejtorët iu kemi përmbajtur rregullave, por kemi pasur shumë kontakte me palë dhe kjo mund të paraqes një rrezik më të shtuar”, tha Ademi.

Në mesin e të infektuarve nga Ferizaj janë dy gjinekolog, një infektolog, një pediatër dhe dy infermiere.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 21.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar rreth orës 14:45 të së enjtes (08.10.2026), në rrugën Lekë Dukagjini në Ferizaj.

Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Trending