Connect with us

Ferizaj

Vetizolohen drejtorët e drejtorive komunale në Ferizaj

Published

on

Në komunën e Ferizajt aktualisht janë 21 raste aktive me koronavirus. Në mesin e tyre gjatë ditës së djeshme është konfirmuar edhe drejtori i Infrastrukturës komunale, Arbër Bytyqi, i cili tashmë është në vetizolim.

Zëdhënësi i  komunës së Ferizajt Albion Sherifi, thotë se përveç  Bytyqit, në vetizolim ndodhen edhe drejtorë të tjerë të drejtorive, si dhe zyrtarë të komunës me të cilët drejtori i Infrastrukturës ka pasur kontakt.

“Ditëve të fundit kemi pasur shtim të rasteve aktive të konfirmuara me COVID-19. Kemi pasur edhe drejtorin e Infrastrukurës të konfirmuar pozitiv dhe si masë siguruese dhe në bazë të rekomandimeve stafi politik, përkatësisht drejtorët e drejtorive dhe stafet e tjera që kanë qenë të afërta në kontakt me drejtorin e Infrastrukturës, janë dërguar në vetizolim, priten këto ditë testimet që të dimë gjendjen me të infektuarit potencial”, tha Sherifi.

Vetizolimi i drejtorëve për dy javë, Sherifi thotë se nuk do ta pengojë punën e ekzekutivit.

“Do të ketë kufizim të aktiviteteve, por jo ndërprerje të aktiviteteve, drejtorët e drejtorive kanë stafet e tyre brenda drejtorive, do të punohet edhe online në mënyrë që procesi i punës të mos ndërpritet, kështu që nuk shoh që do të ketë ndonjë boshllëk.  Të gjitha obligimet tona do të kryhen me kohë”, tha Sherifi.

Të prekurit me COVID-19 nga kjo komunë janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Ferizajt. Drejtori i këtij spitali Jeton Zeqiri, thotë se për momentin në Spitalin e Ferizajt është i shtrirë vetëm një pacient, i cili po trajtohet me oksigjeno-terapi.

 “Ne si menaxhment i Spitalit të Përgjithshëm kemi bërë zhvendosjen e Repartit të Pediatrisë për arsye se aspekti fizik i kësaj hapësire na mundëson të ketë më pak qasje me repartet e tjera. Ne në 24 orëshin e fundit kemi pasur 5 raste të dyshuara dhe sot në mëngjes janë testuar, të tjerët janë liruar për shkak të gjendjes  stabile për vetizolim, kurse një rast është i hospitalizuar i cili ka nevojë për suport oksigjeni, ndërsa dy rastet e tjera që janë të konfirmuara janë në përmirësim e sipër, vijnë e marrin terapinë dhe lirohen në shtëpi”, tha Zeqiri.

I vetmi problem që kanë për të menaxhuar situatën, Zeqiri thotë se është mungesa e infektologëve dhe pulmulogëve.

“Kemi numër të vogël të specialistëve, konkretisht infektologëve dhe pulmulogëve, por jemi munduar me rregullu këtë çështje ku infektologun dhe pulmulogun e kemi  lënë çdo ditë prej orës 7:00 deri në orën 15:00 si mbikqyrës, ndërsa pjesa tjetër e kujdestarive mbulohet nga specialistë të lëmive të  tjera përkatëse. Me oksigjen furnizohemi nga SSHUK-ja, kemi sasi të mjaftueshme, nuk kemi problem me elemente të tjera përcjellëse medikamentoze, por nëse rritet numri dhe që unë besoj se do të rritet, do ta aktivizojmë planin B që është funksionalizimi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik te zona e pishave dhe besoj që bashkërisht me komunën dhe ministrinë do ta funksionalizojmë me numër të shtretërve dhe pajisjeve të tjera përcjellëse”, tha Zeqiri.

Në nivel vendi numri i të infektuarve ka shkuar në 2677, ndërsa numri i të vdekurve në 49.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Aktakuzë ndaj dy personave për vrasjen e kryer vjet në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër F.R., dhe J.M., nga Ferizaj, për vrasjen e një personi  në oborrin e një salle dasmash në Bibajt të Ferizajt,  më 16 gusht 2024.

Sipas prokurorisë, i akuzuari F.R ,me dashje dhe me qëllim të hakmarrjes, e ka qëlluar me breshëri plumbash viktimën S.S., duke e lënë të vdekur në vend, kurse J.M. akuzohet për ndihmë në këtë vrasje.

“Ekziston dyshimi i bazuar “se i pandehuri F.R., më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restorantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtien në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta, ku, si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment, me këtë veprim kreu veprën penale të ”Vrasjes së rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.8 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.” – thotë Prokuroria.

Kurse, J.M., akuzohet se me dashje e ka ndihmuar policin në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forta, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që i akuzuari F.R., të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë.

Continue Reading

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending