Connect with us

Ferizaj

Telegram ngushëllimi nga Klubi i Gazetarëve “Haki Braha”

Published

on

Pusho në paqe axha Musë

Lajmi i kobshëm se sot na paska lënë kolegu ynë Musli Berisha na ka tronditur tej mase mëngjesin e sotëm.

Axha Musë, të thërrisnim kështu ne gazetarët e rinjë dhe kolegët e tu sepse të kemi pasur të afërt e njeri të zemrës. Të kemi konsideruar mësues , koleg e familjar për faktin se ishe i veçantë dhe do të të kujtojmë përherë vetëm për të mirë.

Themelet e gazetarisë para dhe pasluftës në Ferizaj janë shumë të lidhura me emrin e Musli Berishës ,prandaj opinioni i gjerë do ta kujtojë përgjithmonë figurën e tij.

Ndërkaq edhe veprat e shkrimet e viteve të fundit do t’u mungojnë artdashësve e lexuesve të shumtë në gjithë Kosovën. Në raste të tilla nuk mund të gjenden fjalët më të duhura pë ta përshkruar dhembjen që ndjejmë, por do të jemi ndjekës të rrugës të cilën ti e dëshiroje. Ne kolegët gazetarë shprehim ngushëllimet e sinqerta për familjen e ngushtë të Musli Berishës dhe të gjithë atyre që e njohën axhën Musë.

Nuk mund të kalojë kjo humbje për ne dhe të gjithë opinionin pa një akademi përkujtimore, por rrethanat e rënda nuk na lejojnë këto ditë. Ndërsa pas pak kohësh do të kujdesemi për një gjë të tillë.

Pusho në paqe axha Musë, e ne do të jetojmë me krijimtarinë tënde, mësimet dhe jehonën e zërit tënd të rrallë e ikonik në Ferizaj.

Zoti të shpërbleftë për mirësitë e shumta që i dhe kësaj bote.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ferizaj: Konfiskohen rreth 780 gram drogë dhe arrestohen dy të dyshuar për manipulim të provave

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Manipulim i provave” që ka të bëjë me rastin e një dite më parë (22.04.2026), kur ishte arrestuar një i dyshuar, pasi në veturën e tij u gjetën tri qese me narkotikë të llojit marihuanë me peshë rreth 15.57 gram.

Në raportin shtesë të policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin paraprak “njësitet policore gjatë kontrollit si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 778.3 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një peshore digjitale. “

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën mbrëma, rreth orës 21:00, në rrugën “Rifat Berisha” në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizaj kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës në futboll  

Published

on

Futbollistët e Ferizajt u kualifikuan për në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, pasi në gjysmëfinale eliminuan ekipin e Llapit me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Ndeshja e kthimit, e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit të Ferizajt, përfundoi pa gola 0-0, por falë fitores prej 2-1 si mysafir në ndeshjen e parë, ferizajasit  siguruan vendin në finalen e madhe ku do të përballen me Dukagjinin, i cili në gjysmëfinalen tjetër, eliminoi Ballkanin me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Takimi i sotëm në Ferizaj u ndërpre për disa minuta pas hedhjes të gjësendeve në fushë nga shikuesit, për të vazhduar vetëm pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga tribunat.

Kjo do të jetë finalja e tretë për ferizajasit, pas asaj të edicionit 2011/2012 kur humbi nga Trepça ’89 dhe finales së edicionit 2012/2013 të cilën e humbi nga Prishtina.

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën nxënësi 15 vjeçar në ambientet gjimnazit në Ferizaj

Published

on

Një nxënës ka humbur jetën në ambientet shkollore të gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”  në Ferizaj.

Sipas policisë, viktima është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike dhe me urgjencë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.

“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike”, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Në vendngjarje, rastin janë duke e trajtuar hetuesit e stacionit, ata rajonalë dhe krimteknikët ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Continue Reading

Trending