Connect with us

Ferizaj

Rezervat buxhetore të vitit 2020 shpërndahen nëpër kategori të ndryshme ekonomike

Published

on

Meqë Ligji për Pagat në Sektorin Publik është vlerësuar jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese në qershor të këtij viti, Kuvendi Komunal i Ferizajt mori vendim që mjetet në vlerë prej afro 2 milion euro të parapara për mbulimin e pagave me rritje për shërbyesit publik, t’i shpërndaj nëpër kategori komunale.  Drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, sqaroi se në cilat kategori i kanë orientuar këto mjete rezervë.

“Mjete rezervë të komunës së Ferizajt në kuadër të buxhetit të vitit 2020 për paga dhe mëditje që do të duhej të shpenzoheshin tek shërbyesit publik kanë qenë gjithsej 1 milion e 900 e 447 euro, mirëpo meqenëse ligji i pagave nuk ka hyrë në fuqi ne kemi propozuar që këto mjete të shpërndahen nëpër kategoritë ekonomike, në mallra dhe shërbime i kemi ndarë  515,447 mijë euro,  në subvencione dhe transfere 50 mijë euro si dhe në investime kapitale 1 milion e 425 mijë euro”, theksoi Ajeti.

Partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, dolën me propozime për ndarjen e rezervave buxhetore të komunës për vitin 2020.

“Pako ushqimore për rastetet sociale në vlerë prej 120 mijë euro, pako higjienike për rastet sociale në vlerë prej 110 mijë euro, subvencione ndërmarrjeve lokale siç janë “Pastërtia”, “Stacioni i Autobusëve”, “Ambienti” , “Bifurkacioni” t’iu ndahen 100 mijë euro,  subvencione për klubet që janë prekur nga pandemia, 50 mijë euro subvencione për kulturë, subvencione për OJQ dhe shoqata, subvencionimi për bujqësi 200 mijë euro, arsim, shkolla, çerdhe të shpërndahen 254 mijë edhe grande për ndërmarrje të vogla, të mesme në vlerë prej 1 milion euro”, tha Shkelzen Selmani, LDK.

“Komuna siç duket ka bërë mend vetëm për rrugë zhavor e asfalt, por duke pasur parasysh situatën që jemi në pandemi dhe duhen masa mbrojtëse për qytetarë, personelin mjekësor në komunë e në institucione të tjera nuk kanë ndarë mjete, medoj që një pjesë e këtye mjeteve duhet të ndahen për  maska për qytetarë qoftë punëtorë të sektorit privat apo publik”, tha Shqipe Jashari, LVV.

Drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, tha se për rimëkëmbjen ekonomike ka menduar Qeveria e Kosovës.

“Javën e kaluar përmes Asociacionit të Komunave kemi pasur takim me kryeministrin e Kosovës dhe masat për rimëkëmbje ekonomike që do të merren janë diku 10 milionë euro në total për komunat dhe komuna e Ferizajt besoj që do të ketë një shumë të konsiderueshme dhe do të bëhet një ndarje e arsyeshme, nëse jo unë do t’iu propozoja që të merrni masa pasi që është qeveria e LDK-së në qeveri dhe merrni masa dhe veproni në atë që të ndihmohen qytetarët ferizajas. Unë ju ftoj ta përkrahni këtë propozim pasi në nëntor do të ketë një ndarje nga qeveria për masat anti-covid dhe do ta bëj për rimëkëmbje ekonomike që po besoj se do të ketë një vlerë të konsiderueshme edhe për Ferizajn“, theksoi ajo.

E, pas një pauze u vendos që të miratohet propozimi i Vetëvendosjes për ndarjen e mjeteve buxhetore për blerjen e pajisjeve kundër koronavirusit.

“Ajo çka mundemi me ndryshu është tek investimet kapitale ku mundemi me i heq 50 mijë euro, merren 10 mijë euro tek projekti infrastruktura publike, asfaltimi rrugicave në qytet, heqen 20 mijë euro, si dhe te ndërtimi i stacionit të autobusëve heqen 20 mijë, kështu kjo shumë mund të ridestinohet për blerjen e pajisjeve anti-covid”, tha Sebahate Ajeti-Sadiku.

Opozita ngriti shqetësim edhe për të gjeturat e Raportit të Auditorit për pasqyrat financiare të komunës së Ferizajt gjatë vitit 2019.

“Tek shpenzimet e larta për procedurat përbarimore thuhet që pagesat e realizuara nga thesari për procedurat përmbarimore për vitin 2019 ishin 4 milionë e 600, sipas shënimeve të pranuara nga zyrtari financiar shpenzimet përbarimore janë 245 mijë euro, ndërkaq ne kemi testuar 60 mostra prej këtyre pagesave në vlerë prej 1 milion e 800 mijë dhe kemi identifikuar se borxhi kryesor ishte 1 milion e 738 mijë dhe shpenzimet për procedurat përbarimore  71 mijë euro. Është tepër e rëndë ku këtu thuhet se këto pagesa kishin të bënin për pagesa të dala kolektive dhe pagave jubilare, ndërkaq vonesat në pagesën e faturave ndaj operatorëve ekonomik si shkak i mungesës së mjeteve, pagesat përfshijnë faturat e viteve 2010- 2012, tash shtrohet pyetja ku është ai operator ekonomik që nuk i ka kërkuar paratë e veta 10 vite, tani duhet ta dimë kush ka qenë ai operator ekonomik, çfarë kamate ka pasur, është indikative sot me pagu pagesa të vitit 2010 dhe 2012? Po ashtu kemi raste kur komuna lidhë kontrata me vlerë më të lartë se kontrata, po ashtu thuhet se mungojnë lëndët nga menaxheri, që është obligative“, tha Muharrem Svarqa nga LDK.

“Kemi gabime në kontrata dhe tejkalim të tyre ku kontrata publike rregullimi dhe zgjerimi i rrjetit të ndriçimit të Ferizajt, ku sipas raportit të auditorit është gjetur që dekorimi i qytetit për vitin e ri nuk ka logjikë që për çdo muaj kemi paguar për 3 vjet dekorim të qytetit për vitin e ri në vlerë prej mbi 1 milion euro”, tha Shqipe Jashari, LVV.

Kritikave të opozitës iu përgjigj nënkryetari i komunës  së Ferizajt Arton Gavazi, duke thënë se aty ku punohet mund edhe të gabohet.

“Ajo që vlen të theksohet se raporti 2019 është më i mirë në raport me vitin paraprak, kjo falë angazhimit të kabinetit qeveritar, por natyrisht se kemi gabime dhe lëshime të caktuara pasi jemi njerëz dhe gabimet dhe lëshimet janë njerëzore, aty ku punohet shumë natyrisht dhe gabimet mund të jenë”, tha nënkryetari  i komunës së Ferizajt, Arton Gavazi.

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal u miratua edhe propozim-vendimi  -për vënien në diskutim publik të draft rregullores për përkujdesjen dhe mbrojten e fëmijëve, si dhe u raportua për raportin financiar për periudhën janar-qershor 2020.

Në seancën e sotme Asambleja komunale miratoi edhe propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që të shtyhet kushti për pagesën e tatimit në pronë për regjistrimin e automjeteve deri në fund të vitit 2020.

E, pas një konsulte midis shefave të grupeve kuvendore, u vendos që të miratohet propozimi i Vetëvendosjes për ndarjen e mjeteve buxhetore për blerjen e pajisjeve kundër koronavirusit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending