Connect with us

Ferizaj

Për dy javë 78 persona kryejnë testet serologjike në poliklinikën ”Swiss Plus” në Ferizaj

Published

on

Gjatë muajit që lamë pas në Kosovë u licensuan dhjetra laboratore private për kryerjen e testeve serologjike, në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin dhe antitrupat që mund të jenë krijuar tek një pacient.

 Testet e tilla janë të rëndësishme për të përcaktuar shkallën e imunitetit ndaj sëmundjes COVID-19, e cila shkaktohet nga koronavirusi i ri, posaçërisht te personat që nuk kanë shfaqur simptoma.

 E, një ndër laboratorët privat në Ferizaj që i është dhënë licensa nga Ministria e Shëndetësisë dhe po kryen teste serologjike është poliklinika ”Swiss Plus”.

Doktoresha Semina Selmani  thotë se që nga 18 korriku kur kanë filluar të realizojnë teste serologjike, në këtë ordinancë janë marrë 78 mostra, prej tyre ajo tha se 24 qytetarë e kanë kaluar virusin pa shfaqje të simptomave.

“Laboratori ynë është licensuar për kryerjen e testeve serologjike prej 18 gushtit dhe nga atëherë kemi filluar me marrjen e mostrave të pacientëve, me anë të mostrave të gjakut që merren, deri më tani 78 mostra janë marrë, prej tyre 8 janë raste aktive me virus, 48 janë negativ dhe 24 raste janë që  e kanë kaluar virusin, që kanë qenë pozitiv”, tha Selmani.

Selmani thotë se në vazhdimësi janë në kontakt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për t’ua përcjellë të dhënat.

“Në bazë të protokollit që është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë rastet që janë me simptoma jo shumë të ashpërsuara i trajtojmë këtu, ndërsa pacientët që kanë ndryshime rengenologjike i udhëzojmë në nivelet sekondare dhe terciare, por shumicën e pacientëve me mortifitet jo shumë të shprehur i trajtojmë  këtu”, tha Selmani.

Çmimi i testit serologjik në këtë laborator është 20 euro.

Përndryshe, testet serologjike aktualisht nuk i kryen Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending