Connect with us

Ferizaj

Projekt buxheti për vitin 2021 procedohet në Kuvend

Published

on

Projekt buxheti për vitin 2021 mori dritën jeshile nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa që t’i dërgohet Asamblesë Komunale për diskutim dhe miratim, në mbledhjen  e ardhshme e cila do të mbahet më 29 shtator.

Drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku,  sqaroi se si i kanë shpërndarë paratë për vitin 2021, derisa thekoi se në krahasim me vitin 2020, buxheti i vitit të ardhshëm është ulur për më shumë se 1 milion euro.

“Ajo që vlen të theksohet është se buxheti i vitit 2021 është 34 milionë e 208,507 euro apo në krahasim me vitin aktual ka një ulje prej 1 milion e 815,126 euro, kjo ulje theksohet në grandin e përgjithshëm si dhe në grandin specifik të arsimit, po ashtu me qarkoren e tretë për shkak të gjendjes së pandemisë është ulur edhe tavani i të hyrave vetanake, nga sa i kemi të planifikuara me buxhetin aktual prej 5 milionë e 15,625 për vitin e ardhshëm, të hyrat vetanake i kemi 4 milionë e 444,268 euro”, tha Ajeti-Sadiku.

Opozita akuzoi  ekzekutivin që nuk ka organizuar debate publik për hartimin e draft-buxhetit, por nuk munguan kritikat edhe për mënyrën e shpërndarjes së mjeteve buxhetore.

“Në fillim ne ish-qeveria jemi akuzuar që në planet tona kemi pasur projekte qeverisëse 3 vjeçare, ndërsa ne këtu po shohim  plot projekte 3 vjeçare e besa edhe 4 vjeçare, pse na keni kritikuar neve atëherë kur të njëjtat po i bëni vet. Shembull, 4 vjeçar është projekti i ndërtimit të shtëpisë së pensionerëve, buxhet kemi të ndarë ndërsa nuk e dimë ku është vendi, ajo shtëpi është marrë diku në vitin 2019 dhe e kemi parë që është  projekt 3 vjeçar 2019-2021, tash po del që ky projekt është 2021-2023, është projekte 3 vjeçar apo 4 vjeçar dhe sa vite planifikoni me ndërtu një shtëpi të tillë?”, tha Burim Karameta nga LDK-ja.

“Projektet 3 vjeçare dhe 4 vjeçare pse janë në buxhet ju e dini se përveç projekteve 3 vjeçare nga ish-qeveria kemi trashëguar një gjendje të rëndë financiare dhe për shkak të këtyre obligimeve që janë marrë përmes përmbaruesve kanë mbetur ato projekte nga viti 2018 të papaguara dhe ne jemi obliguar që t’i inkorporojmë ato projekte nëpër kode të veçanta që t’i kryejmë ato obligime që ju na i keni lënë, prandaj kjo është arsyeja pse figurojnë nëpër kode buxhetore të viteve 2018-2019, është kjo për shkak të mungesës financiare që ju na e keni lënë, ndërsa shtëpia e pensionerëve është marrë vendim përmes këtij Kuvendi që të paguhen obligimet deri në ndërtimin e objektit të ri“, tha Sebahate Ajeti-Sadiku.

LDK doli edhe me propozime që, sipas tyre, duhet të përfshihen në këtë buxhet.

“Ne të gjithë e dimë se në vitin 2017 Qeveria e Kosovës ka bërë një kontratë kolektive me SBASHK-un dhe në atë kontratë obligohen komunat që me ua pagu pagat jubilare, shujtat dhe udhëtimin punëtorëve që punojnë në arsim.  Tani shumica e shkollave kanë filluar ta kërkojnë këtë të drejtë përmes gjykatës  e disa edhe e kanë fituar, kështu unë kisha propozu që në këtë draft-buxhet t’i shtojmë disa mjete dhe t’i shlyejmë këto obligime para se me u marrë paratë me përmbarues“, tha Imri Hashani nga LDK-ja.

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa ia përcollën Kuvendit Komunal edhe disa propozime që kishin të bëjnë me shpallje të interesit të përgjithshëm për disa ngastra kadastrale.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës A.R., për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 28 Qershor 2026, rreth orës 22:40 në Ferizaj, rruga, “Sejdi Sejdiu”, e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H., pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike në mes tyre, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja”, nga neni 172 të KPRK-së.      

Ndërkaq, i dyshuari me iniciale M.B., që ishte ndaluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në rast, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është liruar.

Po ashtu, në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar edhe e dyshuara A.R., të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga viktima- tani i ndjeri (F.H.,) për të cilat ka marr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohen dy persona për vrasjen e 32 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50, në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu”në Ferizaj, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë ndaluar për 48 orë.

Viktima është identifikuar me inicialet F.H., 32 vjeç, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është konstatuar një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë.

Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari M.B. është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, edhe ndaj A.R. është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh, mirëpo ajo vazhdon të mbetet nën trajtim mjekësor në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Sektori i Hetimeve Rajonale, në koordinim dhe autorizim të prokurorit të shtetit, është duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton 240 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit është raportuar një aksident trafiku ku si pasojë u lëndua një person. Gjatë këtij harku kohor njësitet e trafikut kanë  shqiptuar gjithsej 240 gjoba për kundërvajtje.

Më së shumti janë shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 74 sosh dhe 48 të tjera për mosrespektim të shenjave të komunikacionit.

Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, policia ka konfiskuar  1 automjet, 4 skuterë/motoçikleta dhe 4 patentë shoferë.

Continue Reading

Trending