Connect with us

Ferizaj

Në shënimin e përvjetorit paralajmërohet rindërtimi i kishës katolike në Ferizaj

Published

on

Dhjetëra besimtarë katolik u mblodhën sot në oborrin e kishës katolike në Ferizaj, për ta kremtuar festën “Engjëlli i Rojës”, emër të cilin e mban kjo kishë.

Ishte Nue Kajtazi, guardian i Kishës Françeskane në Gjakovë, ai i cili e drejtoi meshën e sotme duke kërkuar nga besimtarët që t’i nderojnë dhe dëgjojnë engjëjt, pasi ata janë dërguar nga Zoti për t’i ruajtur njerëzit, por edhe njerëzit duhet ta ruajnë dhe mbrojnë njëri tjetrin.

“Sot kisha feston dhe nderon engjëjt rojtës, engjëjt e rojës ose të gjithë engjëjt. Në librin e daljes kur Zoti flet për engjëjt e ju drejtohet njerëzve, thotë, po e dërgoj engjëllin tim që t’iu ruaj gjatë udhëtimit, pra besimi ynë se ne besojmë se Zoti  e dërgon një engjëll rojës për secilin prej nesh bazohet në fjalën e Zotit, thotë unë e dërgoj engjëllin tim t’iu përcjellë, t’iu ruaj në udhëtimin e juaj, pastaj kërkon prej nesh që të kemi nderim për të, ta nderoni dhe ta dëgjoni, ky është urdhër nga Zoti“, tha Kajtazi.

Famullitari i kishës katolike në Ferizaj Don Viktor Sopi, duke falënderuar besimtarët që sot kishin ardhur për të kremtuar këtë festë, tha se vitin e ardhshëm kisha katolike në Ferizaj do ta ketë një pamje tjetër.

“Ua uroj gjithë Ferizajt festën, ata  thonë është kisha jonë, ata më thonë ti je prifti ynë dhe unë ndihem më së miri kur me ta e dëgjoj dashurinë që e kanë për  tempullin e Zotit i cili e ka vitin e fundit në këtë gjendje, sepse shpejt do të filloj rikonstruktimi, renovimi si është më së miri e mundshme”, tha Don Viktor Sopi.

Engjëlli i rojës, sipas traditës krishtere, shoqëron çdo person në jetë duke e ndihmuar atë në vështirësi.

Kisha katolike në Ferizaj gjatë kohës së luftës në Kosovë kishte shërbyer edhe si strehë për qindra persona pa dallim religjioni.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending