Connect with us

Kosovë

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në garën ndërkombëtare të xhudos

Published

on

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në garën ndërkombëtare të xhudos, e cila po mbahet në Budapest të Hungarisë. Ajo në finale mposhti xhudisten argjentinase Paula Pareto, e cila është kampione aktuale olimike në kategorinë 48 kg. Gjatë ditës së sotme u paraqitën edhe 3 garues të tjerë kosovarë të cilët u eliminuan në xhirot e para të këtij turneu i cili është i vlefshëm për pikë olimpike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Koci rruan flokët në shenjë proteste për ngërçin në Kuvend

Published

on

Avokati Arianit Koci zgjodhi një formë të pazakontë të protestës ndaj zvarritjes së formimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai pak para vazhdimit të 50-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, vendosi që të rruajë flokët para objektit të Kuvendit duke kërkuar konstituimin e Kuvendit, pasi siç tha, pa kuvend s’ka demokraci dhe se ky ngërç politik po e rrezikon edhe shtetësinë e Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Igor Popoviq arrestohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar ndihmësdrejtorin e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, pas një fjalimi që ka mbajtur kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hoçë të Madhe të Rahovecit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas intervistimit ai është dërgua në mbajtje, ndërkaq në cilësinë e provave materiale i janë sekuestruar përkohësisht dy telefona celularë.

Popoviq po dyshohet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, pasi gjatë fjalimit të tij në Hoçë të Madhe, e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste, duke i krahasuar veprimet e saj me ato çka po ndodhin në Gazë.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla  tha se zyrtari i Qeverisë së Serbisë është ndaluar në pikën kufitare të Bërnjakut dhe më pas është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut. Ndaj tij pritet të merren masa sipas ligjeve në fuqi në vendin tonë.

Kosova, si shtet demokratik dhe sovran, nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë e çka më pak të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja, ka shthënë Sveçla.

Continue Reading

Kosovë

Një muaj paraburgim togerit Bojan Jevtiq, i dyshuar për spiunazh

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim policit Bojan Jevtiq, të dyshuar për veprën penale të spiunazhit.

Në vendim, gjykata ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, mund t’i shmanget procedurës penale dhe se i njëjti do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, duke qenë se ai dyshohet për vepër penale të një rrezikshmërie shumë të lartë.

Gjykata po ashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda.

Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se cdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.

Togeri  Bojan Jevtiq, i cili mbante pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikën kufitare Dheu i Bardhë, është arrestuar më  17 korrik, dhe është ndaluar për 48 orë. Në Prokurorinë Speciale kanë bërë të ditur se pas aksionit të bastisjes nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Inspektorati Policor në shtëpinë e policit janë gjetur dokumente të klasifikuara.

#

Continue Reading

Trending