Connect with us

Ferizaj

Familja e veprimtarit Remzi Hoxha e shpall të mbyllur kërkimin e eshtrave të tij

Published

on

Në 25 vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes së biznesmenit ferizajas Remzi Hoxha,  djali i tij  Ardian Hoxha, në një konferencë për media njoftoi se familja do t’i jap fund kërkimeve për eshtrat e babit të tij. Hoxha tha se këtë po e bëjnë pasi nuk kanë më besim tek insitucionet e drejtësisë dhe tek politika në Shqipëri se do të zbardhin deri në fund të vërtetën edhe pse, sipas tij, e vërteta se kush e ka vrarë babin e tij dihet.

“Kemi ardhur në një pikë që i kemi humbur shpresat, kemi humbur besimin në institucionet e drejtësisë, kemi humbur besimin në klasën politike në Shqipëri, në të gjitha partitë politike pa dallim dhe kemi ardhur në një pikë ku duhet t’i prejmë gjërat sado që është e dhimbshme për ne dhe të vazhdojmë tutje. Është Berisha ai që kishte dhënë urdhër të arrestohet dhe për fat të keq nga torturat që i kanë bërë pa dashje iu ka mbetur në dorë dhe nga paniku janë munduar që ta fshehin dhe ne në tërë këto vite nuk kemi kërkuar hakmarrje, por vetëm t’i kemi eshtrat e tij, të paktën ta kemi një varr”, tha Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

Hoxha njoftoi se do të bëhet një memorial për nder të prindit të tij që të paktën të kenë ku ta përkujtojnë.

  “25 vite pa eshtra, pa varr dhe vuajtje, ne si familje duam që babait tim t’ia bëjmë një varr të hapur, një memorial ku mund të shkojmë dhe ta vizitojmë, nuk është e  lehtë aspak, ka edhe familjarë që edhe nuk pajtohen e kanë të vështirë që ta pranojnë këtë, por që duke e  bërë zemrën guri ne duhet ta bëjmë këtë pasi kaluan 25 vite dhe nuk e di askush edhe sa vite e dekada do të kalojnë dhe do të mbetemi pa varr”, theksoi Hoxha.

Në këtë konferencë, avokati i angazhuar i familjes Hoxha, Tomë Gashi, shprehu bindje se biznesmeni Hoxha ishte vrarë nga SHIK-u i cili udhëhiqej nga Sali Berisha.

“Vrasja dhe zhdukja e Remzi Hoxhës ka ardhur nga aktiviteti i tij patriotik. Askush nuk e mohon  se mëkati i tij i vetëm ishte se Rmeziu e ndjente se luftë do të ketë në Kosovë dhe gjithë pasurinë e tij që e kishte e shtriu në grumbullimin e armatimit për një Kosovë dhe duket se Sali Berisha këtë nuk mundi t’ia falë  dhe e inskenoi një ngjarje që ai arrestoi edhe persona të tjerë  që ata janë të gjallë, mirëpo Remzi Hoxha është vrarë. Remzi Hoxha padyshim është vrarë nga sektori famkeq i SHIK-ut të Partisë Demokratike në krye me Sali Berishën”, u shpreh Gashi.

Biznesmenin ferizjase Remzi Hoxha ishte rrëmbyer  në firmën e tij të duraluminit “Albatros”në Tiranë. Ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni Ziso Kristopulli. Të mbijetuar nga torturat gjatë hetimeve të vitit 1997, ata rrëfyen se ishin rrëmbyer dhe keqtrajtuar duke i akuzuar si agjentë të huaj, ndërsa për Remzi Hoxhën dëshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin se ku kishte përfunduar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending