Connect with us

Kosovë

14 të vdekur dhe 519 të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve

Published

on

14 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 519 raste të reja.

Katër të vdekur janë regjistruar në Gjakovë (75, 66, 61, 36 vjeç) e nga një në Podujevë (68 vjeç), Prizren (58 vjeç), Podujevë (68 vjeç), Malishevë (63 vjeç), Ferizaj (67 vjeç), Mitrovicë (79 vjeç), Vushtrri (70 vjeç), Shtime (58 vjeç), Kaçanik (65 vjeç), Kamenicë (72 vjeç) dhe Suharekë (68 vjeç).

Numri total i të vdekurve ka arritur në 1.120.

Në 24 orët e fundit janë testuar 1407 mostra dhe prej tyre 519 kanë dalë pozitive.

Rastet pozitive janë nga: Prishtinë 215 raste, Mitrovicë 49 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 21 raste, Drenas 15 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 9 raste, Istog 7 raste, Klinë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kaçanik 6 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Gjilan 3 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë, Viti 1 rast dhe Zubin-Potok.

Shifra totale e të infektuarve ka rritur në 43.324.

Edhe sot shifra e të shëruarve është më e lartë se e të infektuarve të rinj. Janë shëruar 926 pacientë në 24 orët e fundit. Numri i të shëruarve ka arritur në 29.430. Janë 12.774 raste aktive.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

MPB: Ndalohet ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim përmes së cilit ndalohet rreptësishtë ndezja e zjarreve të në të gjitha ambientet e hapura, përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjet e fishekzjarrëve.

Vendimin e bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot kemi marrë vendim përmes së cilit ndalohet rreptësishtë ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura, duke përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjet e fishekzjarrëve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sipas vendimit, ndezja e zjarreve është vepër penale dhe se shkelësit e këtij vendimi do të përballen me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

MPB-ja i ftoi qytetarët që në rast të vërejtjes së zjarrit ose rrezikut për zjarr, të lajmërojnë organet kompetente në numrin emergjent 193 ose Policinë e Kosovës në 192.

Continue Reading

Kosovë

Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rremë

Published

on

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, deklaroi se alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm.

Sipas Gashit, personi i dyshuar për këtë kërcënim besohet se mund të ketë qenë nga një shtet jo mik, bazuar në theksin e të dyshuarit gjatë telefonatës që ka zhvilluar.

“Ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve nga vendi i ngjarjes. Do të vazhdojmë sa i përket prejardhjes së thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, me gjuhën angleze, me theks që mendojmë se është të shteteve jo-mike”, ka thënë kryeprokurori Zejnullahu.  

Ndërkohë është konfirmuar se  seanca konstituive do të vazhdojë nga ora 20:00

Continue Reading

Kosovë

Ministri Damka mohon akuzat për keqpërdorim të fondeve

Published

on

Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë nga gjykata dhe se nuk mund të komentojë për një dosje që nuk e ka parë, pasi u pyet për ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”. 

Ai është shprehur i bindur se nuk ka pasur shkelje ligjore apo keqpërdorim të detyrës në punën e tij si ministër.

“Së pari unë si ministër në detyrë nuk kam marrë as një ftesë prej as një gjykate në Kosovë. Nuk mund ta komentoj pa e lexuar aktakuzën, kur e lexojmë aktakuzën, kur thirremi nga gjykata do të paraqitem me plotë vullnetin”, tha ai.

Damka shprehu shqetësimin për faktin që, sipas tij, dosja po komentohet nga parti opozitare dhe media, ndonëse nuk u është bërë ende e qasshme palëve të përfshira.

“Është shqetësues të elaborohet nga mediat, apo nga një parti e opozitës që ka elaboruar dosjen që ne nuk e kemi elaboruar. Por faktet dhe dëshmitë do t’i paraqesim në Gjykatë,” përfundoi ai.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi më 4 korrik se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për keqpërdorim të mbi një milion eurove nga buxheti i shtetit, përmes subvencioneve të ndara gjatë periudhës 2020–2022.

Continue Reading

Trending