Connect with us

Ferizaj

2020-ta vit i vështirë për bizneset

Published

on

Viti që po e lëmë pas po konsiderohet si viti më i vështirë për ekonominë në përgjithësi, por edhe një goditje e madhe që po e rëndon jetën e qytetarëve si pasojë e pandemisë COVID-19.

Kjo pandemi ndikim të madh ka pasur  tek pothuajse të gjitha bizneset, por një ndër sektorët që është dëmtuar mjaft shumë është ai i gastronomisë.

Afërdita Hoxha, pronare e hotelit dhe restorantit “Cotto” në Ferizaj, thotë se ky vit ishte shumë sfidues për biznesin e saj.

“Fillimisht kishim mbyllje totale si e gjithë bota, pastaj kur u rikthyem patëm shumë probleme, kapacitete të reduktuara të stafit, klientëve, pastaj u sfiduam me shumë masa mbrojtëse, kështu që në aspektin e biznesit ishte një vit shumë i vështirë për me udhëheq. Kur zgjohesh në mëngjes nuk e din deri në sa ora mundesh me punu, pastaj ka qenë edhe një lloj panike e mbylljes se ku jeton për shkak të orës policore”, tha Hoxha.

Hoxha thotë se këtë vit humbjet ishin shumë të mëdha.

“Ne jemi duke bërë mbylljen e vitit, nëntori ishte muaji më i dobët që nga fillimi i këtij viti, e kjo  kryesisht ka të bëjë me masat e Qeverisë që u vendos me punu deri në orën 18:00, më mirë do të ishte me u mbyll krejt gastronomia pasi shpenzimet fikse vazhdojnë me i pas bizneset si punuam deri në orën 18:00 si deri në orën 21:00, kështu që hyrjet zvogëlohen pasi qytetarët i frekuentojnë restorantet në mbrëmje. Besoj që ky vit ka me u mbajt mend shumë gjatë nga të gjithë. Një situatë të tillë nuk e kemi parashikuar, kemi kaluar në shumë sfida, atë të luftës, por këtë jo, që me u bë një bllokadë totale biznesore dhe shëndetësore ishte e paparashikueshme pasi ne nuk kemi strategji të veprimit, punojmë sot për sot”, tha Hoxha.

Sipas Administratës Tatimore të Kosovës deri më tani llogaritet se bizneset shënuan humbje deri në 1.2 miliard euro. Nga Pakoja Emergjente Fiskale dhe ndihmë për bizneset, Qeveria e Kosovës ka ndarë jo më shumë se 150 milionë euro deri më tani.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending