Connect with us

Kosovë

Presidentja ia “ngreh veshin” Valdete Dakës

Published

on

       Me një paraqitje të matur dhe dinjitoze, konform nivelit të detyrës që e ushtron, ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani në një video adresim sonte e kritikoi cenimin e integritetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e kryetares së KQZ-së Valdete Daka, duke konstatuar se dje procesi zgjedhor ishte lënduar me abuzimin e detyrës dhe me tolerimin e kërcënimeve të hapura ndaj drejtorit të Zyrës për Certifikim të Subjekteve Politike dhe të Kandidatëve z. Yll Buleshkajt.

    Osmani në disa raste theksoi se KQZ duhet të funksionojë me integritet dhe profesionalizëm, në mënyrë që zgjedhjet e përgjithshme të caktuara për tu mbajtur më 14 Shkurt të këtij viti, të garantohen se do të jenë të ndershme e të lira.

  Në fund të adresimit të saj, UD e Presidentes së vendit, bëri të ditur se në rast të përsëritjes së abuzimeve të detyrës në KQZ, ashtu siç u veprua dje me rastin e mosvotimit të rekomandimit  të Zyrës për Certifikim të Subjekteve Politike dhe Kandidatëve, ajo do të ndërmarrë hapa konkret për ruajtjen e funksionimit ligjor dhe të integritetit të KQZ-së, duke u bazuar në ligj dhe në obligimet e saja kushtetuese.

    Në vazhdim mund ta shihni videon e plotë të adresimit të UD Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani:

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për fëmijë

Published

on

Ministri nё detyrё për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, njoftoi se sot janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro pёr pensionistёt dhe fёmijёt.

Ditë më parë, qeveria nё detyrё e Kosovёs vendosi pёr ekzekutimin e pakos pёr pёrballje me inflacionin 2.0 e cila parasheh mbёshtjetje pёr pensionistë, fёmijё, lehona, student aktiv, punёtorё privat dhe për familjet nё nevojё.

Continue Reading

Kosovë

Shtesat prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët ekzekutohen para festës së Bajramit

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ekzekutimi i shtesave prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët, do të bëhet me fillim të javës së ardhshme, mundësisht para festës së Bajramit.

Përmes një video-postimi, Murati tha se javën tjetër do të hapet aplikimi për masën e mbështetjes për studentët dhe punëtorët jashtë sektorit publik, ndërsa ekzekutimi do të bëhet pasi të përfundojë verifikimi i të dhënave.

Ai shtoi se të drejtën për të përfituar mbështetjen kanë studentët aktiv dhe të rregullt në vitin akademik 2025-2026, të gjithë të punësuarit në sektorin privat por dhe ata të ndërmarrjeve publike që nuk paguhen nga buxheti i shtetit e që fitojnë më pak se 1 mijë euro pagë mujore.

Continue Reading

Art & Showbiz

Ambasada e Francës uron regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për çmimin e fituar në Festivalin e Kanës

Published

on

Ambasada e Francës në Kosovë përmes një postimi, ka uruar regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për fitimin e çmimit SACD  në Festivalin e Kanës.

“Urime Blerta Basholli, regjisore dhe skenariste, & Nicole Borgeat, bashkë-skenariste, për suksesin e filmit DUA, i vlerësuar me SACD Award në edicionin e 65 të Semaine de la Critique – Cannes në Festivalin e Kanës .

Një sukses i madh për kinematografinë kosovare. Ju lumtë!” thuhet mes tjerash në postim.

Continue Reading

Trending