Connect with us

Kosovë

Haxhi Avdyli: 14 shkurti e dërgon Isa Mustafën në pension

Published

on

Kandidati për deputet i “Listës Vjosa”, Haxhi Avdyli, sot në murin e tij të Facebook-ut ka lansuar kritika të rrepta ndaj ish-shefit të tij të partisë, Isa Mustafa, duke i bërë thirrje elektoratit të LDK-së që ta dërgojë në pension duke votuar  për ndryshime politike në Kosovë më14 shkurt.  

Në vazhdim po e publikojmë postimin e plotë të kandidatit Haxhi Avdyli:

“Ku është  Isa Mustafa?

Ai tani rri i qetë diku, pa qarë kokën, derisa të tjerë kërkojnë votën për të. Ai sështë në lista për deputet, por me 15 shkurt ai dhe nje grup pa legjitimitet, ka rrezik prapë ta marrin në dorë fatin e nje populli të tërë, siq e morrën në vitin 2019 duke torturuar një opinion të tërë me negociata pa fund për postin për President për vete. Prandaj me 14 shkurt duhet të dalim #KREJTdheDREJT në zgjedhje për ta shpëtuar Kosovën nga ky politikan që fatin e vendit e rrezikon për interesa puro personale. Me 14 shkurt pas 40 vite karrierë votuesi i LDK-së ka shans me votë të dërgoi z. Mustafa në penzion ,duke mos lënë Kosovën e ngulfatur nga ai. Ska dyshim që në mes 110 kandidatëve në LDK njoh plot djem e vajza të mira që meritojnë votën por me 15 shkurt ata që mund të zgjidhen svendosin asgjë as për koalicionet , as politika e mëdha për vendin. Vendos Isa me një grup të panjohur, krejt bazuar në interesa të tyre grupore.

Prandaj VOTA masive për ndryshim, krijon premisa për shpetimin e LDK-së, por mbi të gjitha Kosovës nga politikanë të papërgjegjshëm, intrigant, shpifës manipulator, tinëzar, e jolegjitim si Isa Mustafa. Vota masive #KrejtdheDrejt127 është parakusht për QEVERI STABILE reformuese e zhvillimore, para një destabiliteti institucionale e politik, për teke të një njeriu që karrierën është dashtë ta mbyllë në vitin 1989 kur populli Kosovës shkeu librezat e Lidhjes komuniste e jo në vitin 2021 kur Kosova ballafaqohet me shumë sfida .Kosova si ka borgj atij as askujt ,po ai i ka borgj shumë qytetarëve brenda dhe jashtë i cili gezoi tërë privilegjet nga vitet 80, pastaj në vitet 90 duke menagjuar 3%, duke mbajt tërë pozitat e duke humbur të tëra në zgjedhje. Ai ka përgjegjësi direkte që mbajti në pushtet disa parti tjera që ishin përgjegjëse për keqeverisje e zhvatje. Prandaj Kosova ka nevojë për qasje të re me njerëz të parimor si Vjosa e Albini me Qeveri me duar të pastra, që mbajnë fjalën dhe punojnë për qytetarin e jo veq për rehatimin për vete në kolltuqe. Edhe 5 ditë kur keni shansin për të votuar #krejtdhedrejt e për ta vendosur për një Kuvend e Qeveri stabile që svaret nga ambiciet e sëmura nga politikanë të së kaluarës. Vullneti juaj i treguar keto ditë në terren po flet që fitorja do jetë plebishitare, prandaj edhe ju disa që keni pak hezitime bashkohuni me NDRYSHIMIN. “

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Gazmend Hoxha jep dorëheqje si Drejtor i Policisë

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje pesë ditë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zemajt.

Dorëheqja e Hoxhës vjen një ditë pasi Policia e Kosovës pezulloi nga puna 11 zyrtarë të saj derisa ka filluar hetimin për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Në njoftimin e kryeministrit Albin Kurti bëhet e ditur se ka pranuar kërkesën e Gazmend Hoxhës për lirimin nga detyra , derisa me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për ushtrues detyre të Drejtorit të Policisë është caktuar Fehmi Hoti.

Gazmend Hoxha ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës më 8 mars 2023, kurse policisë iu bashkua në vitin 2000 prej kur edhe ushtroi disa pozita të rëndësishme drejtuese.

Continue Reading

Kosovë

Suspendohen 11 zyrtarë policorë, kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit të Zekajt

Published

on

Një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 zyrtarë policorë janë pezulluar lidhur me mënyrën se si ishin marrë me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Kështu, Këshilli Prokurorial i ka suspenduar sot nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj si dhe prokuroren e rastit të Zekajt,  Arlinda Nallbani Gacaferrin.

Ndaj tyre, Këshilli Prokurorial ka vendosur të iniciohen procedura disiplinore. Gjithashtu, Këshilli Prokurorial mori vendim që të caktojë Valbona Disha-Haxhosaj për Ushtruese të Detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Pejë .

Kurse, Policia e Kosovës njoftoi se janë pezulluar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Zekajt. Ndaj tyre është duke u zhvilluar një hetim paraprak nga Inspektorati Policor i Kosovës me rekomandimin e të cilit, nga detyra u pezulluan ushtruesi i detyrës së drejtorit Rajonal në Pejë, Agron Hasanaj, komandanti i Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj, zëvendëskomandanti, shefi i Sektorit të Hetimeve, ushtruesi i detyrës së shefit të sektorit të operativës, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues policorë.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante”, thuhet në njoftim të Policisë.

Continue Reading

Kosovë

Me kërkesa për dorëheqje dhe përgjegjësi penale mbahet protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka filluar protesta e organizuar Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nga ish-kunati i saj.

Me pankartat dhe thirrjet ““Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë” protestuesit, të cilëve iu bashkuan edhe familjarët e të ndjerës, marshuan drejt Ministrisë së Drejtësisë, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës me kërkesë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për të gjithë zinxhirin institucional që nuk trajtuan si duhet rastin e Arlinda Zekajt.

Para Ministrisë së Drejtësisë ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka publikuar një video të arrestimit të Albert Sylës, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit.

Continue Reading

Trending