Connect with us

Ferizaj

PDAK kërkon votën e ashkalinjve

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës Danush Ademi, i ka bërë thirrje komunitetit të tij që të dalë masovisht në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen këtë të diel.

Ademi thotë se humbja e PDAK-së në zgjedhjet e kaluara ka qenë humbje e madhe për komunitetin ashkali.

“Neve qytetarët po na thërrasin dhe mungesa e mospërfaqësimit në parlamentin e Kosovës gjatë një viti  e gjysmë ka tingëlluar shumë dobët tek qytetari. Mund të them lirisht që humbja që i ka ndodhur PDAK-së tek ashkalinjtë ka qenë ditë zie, sepse PDAK-ja ka qenë mostër dhe shembull për komunitetin ashkali në Kosovë. PDAK-ja nuk i ka humbur zgjedhjet në 2019, por me votat e gabuara dhe me aplikacionet e gabura që i ka shtypur KQZ-ja neve na kanë humbur votat”, tha Ademi.

Ademi shprehet i bindur në fitoren e PDAK-së, pasi thotë se në këto zgjedhje po garojnë me një listë të kandidatëve që janë të pastër para ligjit.

“Këtë të diele presim që Kosova të ketë festë, kësaj radhe si asnjëherë më parë nuk ka pasur kandidatë më të pastër në listë, e njerëz të pa korruptuar. Ligji i ka pastruar disa gjëra që tek syri i qytetarit të gjithë kandiatët që garojnë janë kandidatë të pastër sa i përket çështjes së korrupsionit dhe të pastër para ligjit”, tha Ademi.

PDAK-ja ka hartuar edhe programin qeverisës.

“Subjekti jonë politik gjithmonë ka dalë me program. Pika e parë është sundimi i ligjit, arsimi, shëndetësia, përmirësimi i kushteve të banimit, kulturë, rini dhe sport, punësimi dhe mirëqenia sociale, bujqësia, zhvillimi ekonomik, infrastruktura si dhe e kemi një pikë të veçantë për diasporën dhe pandeminë”, tha Ademi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalinjëve  të Kosovës pati edhe një mesazh për komunitetin e tij .

“Të gjitha të mirat materiale e financiare që i’u ofrojnë subjektet tjera politike pa dallim, merrni të gjitha, mos i kundërshtoni, por votën hedhnjani PDAK-së”, u shpreh ai.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending