Connect with us

Ferizaj

Kandidatët e PDK-së për deputetë takohen me artistë ferizajas

Published

on

Kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj, së bashku me kryetarin e kësaj partie në këtë qytet Agim Aliun, në kuadër të fushatës zgjedhore  u takuan sot me artistët ferizajas.

Aliu në emër të partisë kërkoi votën e artistëve të Ferizajt për kolegët e tij që janë në garë për deputetë në këto zgjedhje.

“Nuk është  e mjaftueshme vetëm mburrja me ju, por është obligim për t’iu mbështetur dhe mbështetja ime do të jetë më e fuqishme, nëse kam krah dhe unë kam krah këta kolegë që i kam në garë politike dhe ju e dini që shumëçka varet nga mbështetja politike dhe këtë e kemi provuar çdo ditë që pa mbështetje politike janë të pamundura arritjet e ambicieve tona”, tha Aliu.

Pas Aliut fjalën e morën artistët të cilët shprehën kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

“Brenga ime më e madhe është që festivalet që mbahen në Ferizaj të kenë buxhete më të mëdha, pra kërkesa ime më e madhe është që të rriten buxhetet e festivaleve”, tha Mentor Haziri.

“Pushtetet qendore dhe lokale nuk  e kuptojnë nevojën e kulturës, uroj që zëri i artistëve mos të jetë një zë konsumi para zgjedhjeve, por një zë që ngritet. Ne kemi pasur raste kur kemi mbështetur individ, por që kur janë zgjedhur kanë heshtur”, tha Besim Ugzmajli.

“Do të kisha bërë një kërkesë  që buxheti për kulturë dhe përkrahja për aktivitete kulturore të shtohet edhe më shumë, e sidomos për festivalet”, tha Astrit Mustafa.

Në këtë takim me artistët ferizajas  folën edhe kandidatët për deputetë të PDK-së nga Ferizaj, të cilët premtuan se do të jenë zëri i tyre në Kuvend nëse arrijnë t’i marrin votat e nevojshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending